0030 210 33 18 483

Mesazh i Mitsotakis: Rruga në të cilën do të ecim me fqinjët tanë

TV Tribuna 06 Gusht 2020

Vizita ime në Halki, në Dodekanez,  realizohet në një ditë veçanërisht të rëndësishme për vendin tonë, legjitimitetin ndërkombëtar dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor.

Sot nënshkruam me Egjiptin mik marrëveshjen e delimitimit të zonave detare.

U deshën 15 vjet negociatash që të konkludojmë në një marrëveshje konformë të drejtës ndërkombëtare, me të cilën njihen të gjitha të drejtat e ishujve tanë në zonat e tyre detare.

Është një marrëveshje tërësisht e ligjshme, që i le të kënaqura të dy vendet.

Një marrëveshje që krijon një realitet të ri në Mesdheun Lindor dhe rikthen legjitimitetin në rajon. Një legjitimitet që u tentua të trazohet nga memorandumi i paligjshëm dhe i pabazë turko libian.

Me Egjiptin, ashtu si dhe para disa muajsh me Italinë, dëshmuam se përkushtimi ndaj të drejtës ndërkombëtare është e vetmja rrugë për sigurinë, paqen, stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Ne, në këtë rrugë do të ecim me gjithë fqinjët tanë.

Shpresojmë dhe presim që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë.

Ndaje me miqte