0030 210 33 18 483

Messi: Nuk jemi të detyruar të fitojmë Kupën e Botës”

Tribuna TV 16 Maj 2018

Një nga figurat qendrore të Botërorit 2018 është Lionel Messi. Super ylli argjentinas, për shumicën lojtari më i mirë i botës, ftohet “të ngrejë” mbi supet e tij një vend të tërë dhe ta risjellë Argjentinën në majat e futbollit botëror.

Ndërkaq, asi trupshkurtër i Barcelonës nuk duket se e merr parasysh këtë presion. “Nuk jemi të detyruar të bëhemi kampionë bote. Sigurisht që jemi të parët që duam të fitojmë Kupën e Botës”, tha mesi duke folur për televizioni argjentinas “TyC Sports” dhe shtoi: “Kemi dëshirën që të fitojmë. Vijmë nga tre finale të humbura (një kupë bote në 2014 dhe dy Copa America në 2015 dhe 2016). Është diçka që duhet ta lemë mbrapa. Për mua, favorit në këtë Botëror janë, Brazili që me Titen në pankinë është përmirësuar mjaft në mbrojtje dhe në sulm, ndërsa disponojnë lojtarë shumë të shpejtë. Spanja për mënyrën e veçantë të lojës. Gjermania që është gjithmonë atje. Dhe Franca, pavarësisht faktit se ka shumë lojtarë të rinj”.
 

Ndaje me miqte