Meta: Institucionet të zbatojnë ligjin me përgjegjshmëri
ATSH
18 Qershor 2019
TIRANË, 18 qershor/ATSH/ “Presidenti Ilir Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë”.
Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, duke reaguar ndaj zhvillimeve politike në vend.
“Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Blushi.
Ndaje me miqte