0030 210 33 18 483

Meta uron Mitsotakisin: “Shpresëplotë për marrëdhëniet”

TV TRIBUNA 09 Korrik 2019

Presidenti Ilir Meta ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis për fitoren e zgjedhjeve të 7 korrikut.

“Kënaqësi t'i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis.

Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë .

Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane”, shkruan Meta në facebook.

Ndaje me miqte