0030 210 33 18 483

Metamorfosi, makina përplaset me njerëzit te stacioni i autobusit; një humb jetën, tre të plagosur

Tribuna TV 24 Maj 2018

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik që ndodhi në Athinë, orët e para të së enjtes.

Një autoveturë u përplas me njerëzit që po prisnin në stacionin e autobusit.

Ngjarja ndodhi në zonën Metamorfosi, në orën 08,20.

Sipas vlerësimeve të para aksidenti ndodhi për shkak se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin. Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti i tij u godit fillimisht nga një makinë tjetër. Përndryshe duket qartë goditja në portën e përparme të krahut të majtë.

Një burrë i moshës 65 vjeç vdiq thuajse menjëherë, ndërsa tre të plagosurit, mes të cilëve edhe vajza 9 vjeçare e drejtuesit të mjetit u dërguan në spital dhe raportohet se gjendja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën.

Në vendngjarje ka forca të policisë dhe të zjarrfikësve që po hetojnë mbi rrethanat e aksidentit.
 

Ndaje me miqte