0030 210 33 18 483

Metroja e Atikës në grevë të premten . Në cilat orë nuk do të funksionojë

23 Mars 2023

 

SELMA (Sindikata e Operatorëve të Metrosë së Athinës) ka shpallur ndalesë paralajmëruese të punës në metro, për ditën e premte, më 24 mars, nga ora 21:00 deri në përfundim të qarkullimit.

Siç theksohet në një deklaratë përkatëse të Sindikatës, ndalimi paralajmërues i punëtorëve po kryhet “për probleme që hasin dhe vështirësojnë realizimin e projektit të transportit të Komunikimeve Fikse (STA.SY), shërbimi i 1.5 milion pasagjerë çdo ditë dhe puntorët  ndeshen në një luftë të përditshme me fatkeqësitë.

 

Problematikat:

1) Mungesa e shoferëve, teknikëve, drejtuesve të stacioneve dhe personelit të specializuar të hekurudhave.

 2) Mungesa e trenave dhe pjesëve rezervë për trenat dhe infrastrukturën hekurudhore.

 3) Mosrespektimi i marrëveshjes.

 4) Përditësimi dhe rishikimi i procedurave, për punimet në tela dhe për punimet në rrjet, me staf të rregullt të përhershëm të STASY, pa rreziqet profesionale që imponojnë kontraktorët për të rritur fitimet e tyre”.

Ndaje me miqte