0030 210 33 18 483

Microsoft, investim gjigand në Greqi

TV TRIBUNA 06 Tetor 2020

Kolosi i informatikës, Microsoft do të ndërtojë një Data Center (qendër të dhënash), në Greqi, një investim që do t’i kalojë të 500 milionë eurot.

Marrëveshja, që u komunikua në Athinë nga presidenti i Microsoft Brad Smith dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, parashikon krijimin e kompleksit të parë data Center në Greqi, duke e vendosur vendin në epiqendër të zhvillimeve digitale dhe e shndërron në një pol tërheqës për investime të rëndësishme në fushën e teknologjisë.

Data centers janë objektet ku ruhet një volum gjigand të dhënash dhe mbështesin teknologjinë e Cloud-eve.

Investimi pritet të ketë një dobi të madhe për ekonominë greke, të dobësuar nga kriza 10 vjeçare e borxhit dhe pandemia e koronavirusit.

Vlera monetare e projektit nuk u deklarua, por zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, tha se përfshihen objekte infrastrukturore me kosto 500 milionë euro dhe shpenzime vjetore 50 milionë euro për vitet e ardhshme.

Gjatë prezantimit të projektit në Athinë, presidenti i Microsoft, Brad Smith, tha ndër të tjera se “ky është një investim gjigand për një kompani si Microsoft, teksa investimi në kapitale për çdo data centët të re arrin në qindra milionë dollarë”.

Ai më tej analizoi me detaje përfitimet që do të ketë ekonomia greke, sidomos bizneset e vogla e të mesme, por edhe qytetarët në jetën e tyre të përditshme.

Nga ana e vet, kryeministri Mitsotakis vuri në dukje se në plan afatgjatë, të ardhurat nga ky investim do t’i kalojnë 1 miliard eurot në vit.

“Ngjarja që po festojmë sot ka një dimension tjetër. Sepse krijimi i një data centre ultramoderne nga cilindo vend të botës nga një kolos teknologjik si Microsoft, automatikisht e ngre lart si destinacion investimesh. Mirëpo, posaçërisht për Greqinë nuk do të thotë vetëm kapitale të huaja, më shumë të ardhura në arkën e shtetit, vende të reja pune me kualifikim të lartë. Por ka dhe një vlerë të shtuar cilësore.

Analistët do të flasin për një përfitim ekonomik afatgjatë që mund t’i kalojë një miliardë euro, mbi bazën e përvojës së shteteve të tjera.

“Mirëpo, fitimi shumëfishohet po të shtohet modernizimi dhe konkurrenca që do të sjellë ky investim, në biznese të tjera, jo vetëm të mëdhenj, por edhe të vegjël e të mesëm, që zbulojnë vlerën e shtuar që mund t’u ofrojnë shërbimet digitale. Dhe natyrisht, përfitimi arrin kulmin po të marrim parasysh rëndësinë e transformimit të gjithë ekonomisë. Teknologjia është katalizator zhvillimi në të gjitha nivelet.

Ndaje me miqte