Milionerët shtohen më shpejt në një vend që nuk jua merr mendja
Tribuna TV
09 Tetor 2018
Në raportin Wealth X, që u publikua para pak ditësh, Shtetet e Bashkuara dëshmohen si vendi me numrin më të madh të njerëzve të pasur.
Konkretisht, super të pasurit që jetojnë në SHBA dhe vlejnë më shumë se 30 milionë dollarë secili, arrijnë në 80.000, më shumë se në Japoni, Kinë, Gjermani, Kanada e Francë të marra së bashku.
Edhe pse SHBA-të kanë fituar këtë titull, ka shumë gjasë që ta humbasin vitet e ardhshme, pasi, siç tregon studimi, numri i të pasurve në Azi, rritet me ritme shumë më të shpejta.
Për shembull, në Kinë, super të pasurit u rritën me 19% në 2016 dhe 2017 (një ritëm dy herë më i shpejtë se në Amerikë).
Por akoma më mbresëlënës është shtimi i numrit të të pasurve në një vend që nuk ia pret mendja askujt...
Dhe ky vend është Bangladeshi, ku super të pasurit u shtuan me 17,3% në pesëvjeçarin 2012-2017. Në të njëjtën periudhë kjo rritje ishte 13,4%, në Vietnam 12,7% dhe në SHBA vetëm 8,1%.
Ndaje me miqte