0030 210 33 18 483

Min. Arsimit shqyrton mundësinë që mësimi në shkolla të fillojë në ora 09,00

06 Gusht 2018

Mundësinë e ndërrimit të orës së fillimit të mësimeve që nga viti i ardhshëm shkollor (2019-2010), po shqyrton ministria greke e arsimit, siç bëri të ditur ministri Kostas Gavroglu, duke folur në televizionin publik ERT.

“Ka një mendim që po e shqyrtojmë, sepse hulumtime ndërkombëtare kanë treguar që kjo i favorizon shumë fëmijtë dhe familjet e tyre”, tha ministri, duke shtuar se është një nismë “e vështirë, por jo e parealizueshme”, që mësimet në fillore, gjimnaz dhe lice të fillojnë në ora 09,00, në vend të orës 08,15 që fillojnë sot.

Ministri tha më tej që, nëse kjo ide realizohet, atëherë edhe ora e përfundimit të orarit të mësimeve do të shtyhet për 45 minuta më vonë.

Ndaje me miqte