0030 210 33 18 483

Ministri grek i arsimit: Në tetor, sistemi i ri i pranimit në shkollat e larta

Tribuna TV 05 Korrik 2018

"Deri në muajin tetor do të jetë bërë i njohur sistemi i ri i pranimit në shkollat e larta dhe ndryshimet në dy klasat e fundit të Liceut”, bëri të ditur ministri i arsimit, Kostas Gavroglou.

“Është një çështje jashtëzakonisht e komplikuar dhe e vështirë”, theksoi Gavroglou gjatë një konference për shtyp. “Jemi thuajse gati dhe besoj që para fillimit të vitit të ri akademik do të bëjmë njoftimet përkatëse”, tha ministri.

Më herët, në parlament, ministri i arsimit kishte dhënë disa detaje mbi sistemin e ri.

Ai tha se sistemi do të hyjë në fuqi në qershor 2020 dhe se do të përfshijë nxënësit që do të jenë në klasën e tretë të liceut në vitin 2019.

“Sistemi do të strukturohet mbi atë çka është klasa e tretë e liceut. Nuk mundet që qysh nga klasa e parë nxënësit të kenë ankthin e provimeve të maturës. Duhet ta çdramatizojmë”, theksoi ministri, ndërsa përgënjeshtroi se qeveria priret të lejojë hyrjen pa provime në universitete.

“Asnjëherë nuk thamë që do të hysh në universitet pa dhënë asnjë provim, pa dëftesën e maturës. Provimet janë një instrument organik i nxënësit. Askush nuk thotë që do të shkosh në mëngjes në shkollë dhe do të bësh çfarë të duash. Kundërpesha ndaj sistemit të sotëm do të jetë rreth dëftesës së maturës. Do të duhet të garantojmë se dëftesa që do të marrin fëmijtë edhe me provimet, edhe me prezencën e tyre, edhe me detyrat, do të jetë objektive”.

Ndaje me miqte