0030 210 33 18 483

Ministri grek kërcënon Shqipërinë/ Me bllokimim financimeve të BE në rast se Beleri nuk betohet si kryetar bashkie në Himarë

Tribuna News Network 21 Gusht 2023

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Greqi, Adonis Georgiadis, dërgon mesazh kërcënues për çështjen Beleri.

 

Në një deklaratë të ashpër, Ministri Adonis Georgiadis iu referua arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, duke paralajmëruar se Shqipëria do të përjetonte pasoja në anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse Beleri nuk bën betimin e tij.

 

"Shqipëria duhet të marrë seriozisht betimin e Belerit. Nëse nuk ndodh kjo, BE duhet të mendojë dy herë për t'i dhënë fonde Shqipërisë. Ndalimi i betimit të Belerit do të ketë pasojë të kushtueshme për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian." - u shpreh Ministri Georgiadis në një deklaratë sot.

Ndaje me miqte