Ministri grek Papastavrou viziton Shqipërinë, pritet takim me Belerin në burgun e Durrësit"??"??"??"??"??"??"??
Tribuna News Network
21 Nentor 2023
Ministri i Shtetit, Stavros Papastavrou, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Sipas informacioneve zyrtare pritet që ai të takohet me Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarrës, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Durrësit.
Takimi pritet të zhvillohet në mesditë në burgun e Durrësit, ku Beleri është i burgosur që prej gjashtë muajsh. Vizita e ministrit bëhet në kontekst të vazhdimit të gjyqit, i cili është planifikuar të nisë nesër, dhe ka për qëllim të tregojë përkrahjen e tij ndaj Belerit.
Ndaje me miqte