0030 210 33 18 483

Ministri holandez: Nuk e paraqes çështjen e vizave me Shqipërinë në Bruksel

ATSH 18 Prill 2019

Qeveria holandeze është treguar e kujdesshme lidhur me vendimin e parlamentit holandez për heqjen e vizave me Shqipërinë duke thekuar se rifutja e regjimit të vizave nuk do të pranohej nga vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, sipas “balkaneu.com”.

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok u deklaroi deputetëve të parlamentit holandez se si nuk kishte ndërmend të provonte që ta paraqiste këtë çështje në Bruksel, sipas “dutchnews.nl”.

Blok, i VVD, theksoi se propozimi i parlamentit nuk do të merrte mbështetjen e duhur nga vendet anëtare të bllokut.

Ndërkohë, sipas Komisionit Europian, Shqipëria i plotëson kushtet për lëvizjen e lirë. Disa nga këto kushte përfshijnë faktin që Shqipëria po merr masa efektive kundër korrupsionit në vend, si edhe po bën përpjekje për parandalimin e krimit ndërkufitar.

“Propozimi (për vendosjen e regjimit të vizave) nuk ka shpresë të miratohet nëse dërgohet në Bruksel”, deklaroi Blok.

Ndaje me miqte