0030 210 33 18 483

Ministri i brendshëm: Përshpejtohet procesi i dhënies së nënshtetësisë greke

Tribuna TV 02 Janar 2019

Ministri i brendshëm grek, Aleksis Haritsis, ka premtuar përshpejtimin e procesit të dhënies së nënshtetësisë greke.

Haritsis e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë në Pallatin presidencial, ku iu dha nënshtetësia greke dy emigrantëve egjiptianë dhe një shqiptari, në shenjë nderimi për shpëtimin e dhjetra njerëzve gjatë zjarrit në Mati, në korrik 2018.

Haritsis, vuri në dukje se është shumë e madhe mirënjohja e të gjithëve ndaj tre emigrantëve, të cilët me vetëmohim dhe bashkë me të tjerë shpëtuan dhjetra bashkëqytetarë.

“Është shumë e rëndësishme që t’u japim nënshtetësinë greke edhe mijëra emigrantëve të tjerë, të cilët përmbushin kushtet që parashikon ligji”, tha Haritsis.

Ministri vuri në dukje se faktikisht është dorëzuar në parlament dhe pritet të miratohet ditët e para të janarit, ligji i ri me anë të të cilit përshpejtohen procedurat e dhënies së nënshtetësie për gjithë ata që përmbushin kushtet e ligjit”.

Ndaje me miqte