0030 210 33 18 483

Ministri i jashtëm grek reagon për tërmetin në Shqipëri.

TV Tribuna 26 Nentor 2019

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka shprehur përkrahjen e Athinës ndaj popullit dhe qeverisë së Shqipërisë për tërmetin që goditi vendin tonë.

“Shprehim përkrahjen ndaj  popullit dhe qeverisë së Shqipërisë për pasojat e tërmetit që goditi vendin fqinj”, shkruan Dendias në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Tërmeti 6,3 ballë që ra në Shqipëri është ndjerë në gjithë Greqinë e Veriut deri në Selanik, por edhe në ishullin e Korfuzit.

Ndaje me miqte