0030 210 33 18 483

Ministri i Jashtëm italian flet për emigracionin: Greqia dhe Italia nuk mund ta mbajnë të vetme barrën

Tribuna News Network 05 Prill 2023

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, u fokusua në sfidën e përbashkët të emigrantëve dhe refugjatëve me të cilën përballet Italia dhe Greqia, duke theksuar se të dy vendet “nuk mund ta mbajnë të vetme barrën”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Agjencisë së Lajmeve të Athinës, gjatë intervistës së tij në Unionin e Korrespondentëve të Huaj në Romë në lidhje me emigracionin, Antonio Tajani theksoi: “Mesdheu luan një rëndësi kyçe.  Është deti që  lag brigjet greke, dhe brigjet italiane, por edhe ato të Lindjes së Mesme.  Greqia dhe Italia e ngritën çështjen e emigrantëve dhe refugjatëve në një mënyrë shumë dinamike.  Janë vendet më të ekspozuara ndaj valëve të emigracionit ilegal ”.

 

“Nuk është gjithmonë e mundur të mirëpresim të gjithë ata që duan të vijnë në Evropë.  Sepse nëse nuk ka vullnet për të bashkëpunuar nga vendet e tjera , këta njerëz ndonjëherë qëndrojnë në Itali dhe Greqi.  Ndërsa në realitet, dhe të mbijetuarit e mbytjes së anijes në Kalabri, ne zbuluam se duan të zhvendosen në shtetet e Evropës veriore. Ngritëm çështjen e emigrantëve dhe refugjatëve sepse qëllimi ynë është të arrijmë zgjidhje të përbashkëta dhe një strategji afatgjatë.  Për sa i përket Samitit Evropian në qershor, pretendojmë që të ketë zgjidhje evropiane, me nisma që favorizojnë emigracionin legal, por që parandalojnë flukset ilegale”, nënvizoi ai.

 

Ministri i Jashtëm italian, në të njëjtën kohë, theksoi se synimi i tij është të ndalojë hipjen e emigrantëve në anijet e kontrabandistëve dhe se “Italia dhe Greqia të vetme nuk mund të përballojnë peshën e plotë të gjithë këtij fenomeni”.

Sipas Antonio Tajanit, emigracioni dhe "refugjatët duhet të jenë një çështje kryesore në axhendën evropiane për të gjitha vendet anëtare, nga Greqia dhe Italia në Gjermani".  Ai nënvizoi gjithashtu se “Presidenca e rradhës spanjolle në BE mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë çështje, por edhe në procesin e integrimit, në Union, të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Ndaje me miqte