0030 210 33 18 483

Ministria e brendshme i përgjigjet opozitës: Ja e vërteta për nënshtetësinë

Tribuna TV 17 Prill 2018

Ministria e brendshme e Greqisë ka reaguar pas publikimeve të shtypit vendas se qeveria po u jep nënshtetësinë mijëra e mijëra emigrantëve me qëllim që këta të votojnë për SYRIZA-n dhe opozita të humbasë zgjedhjet e radhës.

E përjavshmja “Parapolitika”, në numrin e saj të funditka si titull kryesor në ballinë: “Colpo grosso (Goditje e madhe) nga Tsipras me nënshtetësinë” dhe mbititull: “Po përgatit goditje poshtë brezit kundër ND (Demokracisë së Re)”.

Gazeta bën një retrospektivë në zgjedhjet e prillit 2000, kur Demokracia e Re menjëherë pas votimit kishte shpallur fitoren, mirëpo rezultati përfundimtar rikonfirmoi qeverisjen e PASOK-ut, me 0,9% diferencë. Atëherë opozita ia kishte dedikuar këtë diferencë pjesëmarrjes në votime të “rosopondëve” -grekë nga ish republikat sovjetike, që sapo kishin marrë nënshtetësinë. 

Sipas të përjavshmes “Parapolitika”, “18 vjet më vonë, po organizohet sërish i njëjti skenar, ndërsa ministri i brendshëm Panos Skurletis po përgatit një numër ndryshimesh në dhënien e nënshtetësisë, duke përshpejtuar procesin për dhënien e letërnjoftimit grek rrjedhimisht edhe të drejtën e votës për qindramijëra shtetas të vendeve të treta që kësaj radhe nuk kanë origjinë greke”.

Për ministrinë e brendshme, “këtyre publikimeve u mungon serioziteti... Është domethënës diferencimi i shifrave, nga 300 në 850 mijë, por edhe pamundësia e plotë për të bërë një kritikë bindëse ndaj ndryshimeve në kuadrin ligjor të nënshtetësisë që po promovohen. Me pak fjalë, shkruajnë çfarë t’iu vijë për mbarë”, nënvizon zyra e shtypit e ministrisë së brendshme greke dhe vazhdon:

A.E vërteta e shifrave

Greqia është nga vendet e Europës Perëndimore me shifra relativisht të ulëta të akordimit të nënshtetësisë, madje edhe pas reformimit të legjislacionit në vitet 2010 dhe 2015. Madje, nëse në akordimin e nënshtetësisë nuk përfshiheshin edhe homogjenët, numri do të ishte jashtëzakonisht i ulët. Mjaft vende, jo vetëm të jugut të Europës, vendosën që nga fundi i viteve 1990 të zbatojnë politika më masive të dhënies së nënshtetësisë, qoftë duke hapur natyralizimin (politografisi), ose/dhe duke sanksionuar dispozita të posaçme për fëmijtë që lindin dhe rriteshin në vend. Në këto vende, teksa ishin akumuluar popullime më të hershme emigrantësh, shifrat paraqitën një rritje të madhe. Është karakteristik rasti i Austrisë “konservatore” e cila pati për një periudhë një “shpërthim” të shifrave (dhe kjo një vend që nuk kishte dispozita të posaçme për fëmijtë e emigrantëve apo homogjenët) dhe i Portugalisë (me dispozita të posaçme për brezin e dytë dhe portugalishtfolësit), e cila për një dekadë pas miratimit të ndryshimeve, vazhdon të ketë ritme shtuara. Të dhënat e plotë ta për çdo vend mund të gjenden duke klikuar më poshtë:

http://ec.europa.eu/eurostat/web/population-demography-migration-projections/migration-and-citizenship-data/database. 

Rritja e madhe që vërehet në akordimin e nënshtetësisë në vitin 2016 (dhe 2017), i dedikohet zbatimit të legjislacionit për brezin e dytë të emigrantëve (fëmijë që lindin e rriten në Greqi), që u votua në 2015.

Për fat të keq, natyralizimet 9politografisi) e shtetasve të huaj mbeten në nivele shumë të ulëta, pasi persona që jetojnë prej më shumë se 20 vjetësh në Greqi, presin pas aplikimit për natyralizim 2 deri në 6 vjet që të shqyrtohen, afat që po punojmë të ulet.

B.E vërteta e kuadrit institucional

1.Çfarë u bë

Deri para pak kohësh, ata që kishin 7 vjet qëndrim të vazhdueshëm të ligjshëm në Greqi dhe leje të caktuara qëndrimi që dëshmonin integrim të kënaqshëm dhe qëndrim akoma më të madh në vend, mundnin të aplikojnë për natyralizimin e tyre. Ajo që u shtua, është mundësia e atyre që kanë 12 vjet qëndrim të vazhdueshëm të ligjshëm, por nuk disponojnë lejet e qëndrimit të tipit të caktuar, por tituj të tjerë leje qëndrimi (p.sh. për punë të varur, bashkim familjar), që aplikojnë për natyralizim (politografisi).

2.Çfarë u shpall

a.Përshtatja me kuadrin institucional europian dhe principet e amenduara legale lidhur me mundësinë e akordimit të nënshtetësi për të moshuar, persona me defekte mendore, me sëmundje të rënda psikike. Posaçërisht për personat mbi 65 vjeç ajo që kapërcehet është testi i njohurive (pjesërisht apo plotësisht) dhe jo njohja e mjaftueshme e gjuhës dhe sigurisht edhe kushtet e tjera.

b.Reformimi i kuadrit të testit të natyralizimit (njohuri për gjeografinë, historinë, institucioneve politike dhe realitetit politik), me 300 pyetjet. Predispozicion i qeverisë është homogjenizimi, ndershmëria, matshmëria dhe përshpejtimi i procesit.

3.Deformimi dashamir apo dashakeq

Duke marrë shkas nga publikimi i sotëm, vërehet kohët e fundit (pas konferencës së shtypit të 6 marsit), një përmbysje e realitetit apo një përpjekje për deformim të gjërave. Kulmi është publikimi i sotëm, për 300 mijë nënshtetësi që do të jepen. Autorët e publikimit spekulojnë me faktin që ky është numri i personave që kanë leje të tillë qëndrimi që deri tani nuk kishin të drejtë të aplikonin për nënshtetësinë, duke konsideruara se e marrin automatikisht, “për një natë nënshtetësinë”. I të njëjtës prerje është edhe argumenti lidhur me atë që, 300 pyetjet do të shpien në një “helenizim” masiv. Po, do të shpien diku: në përfshirjen e vendit tonë në demokracitë perëndimore që përdorin sisteme natyralizimi të ndershme, të homogjenizuara dhe funksionale.

Për fat të keq në Greqi, në këto çështje, vërehet një intolerancë në përbërësit e njëmendtë dhe elementarë të një shteti të së drejtës dhe parimet e demokracive liberale urbane. Nga 1982-1998, gratë u japin ashtu di dhe burrat, nënshtetësinë greke fëmijve të tyre, nga 2010-a, ata që aplikojnë për nënshtetësinë gëzojnë të drejtën që shteti grek ta shqytojë kërkesën e tyre dhe nga 2015-a, ata që jetojnë ligjërisht për një periudhë të gjatë kohe, gjithë ata që lindin dhe rriten në Greqi, kanë të drejtë që nëse përmbushin kushtet ligjore, të marrin nënshtetësinë greke.

Ata që në mënyrë të qëllimshme dhe dashakeqe shtrembërojnë realitetin, le të marrin parasysh përgjegjësitë jo ndaj qeverisë, por ndaj vendit dhe qytetarëve.
 

Ndaje me miqte