0030 210 33 18 483

Ministrja e punës: Rritje e pagës minimale nga janari 2019

Tribuna TV 18 Shtator 2018

Përshpejtimin e procedurës për rritjen e pagës minimale ka paralajmëruar ministrja greke e punës, Efi Akcioglu, duke folur në televizionin Ant1.

Akcioglu tha se brenda javës do të paraqitet amendamenti në parlament, me qëllim që rritja e pagës minimale të bëhet vepër që nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Ministrja tha se procedura, që do të zgjasë katër muaj, do të nisë në fund të shtatorit. “Normalisht, procesi do të duhej të niste në shkurt dhe të mbarojë në qershor. Brenda javës do të dorëzoj një amendament në parlament, ku do të përcaktohet që procedura  fillon në tani, në fund të shtatorit dhe do të përfundojë në fillim të Janarit”, tha ministrja Akcioglu.

“Nuk mund të parashikojmë që tani se sa do të jetë rritja. Kjo është objekt i punës që do të bëhet gjatë katër muajve”, sqaroi.

Ndërkaq, sipas mediave greke, rritja pritet që të jetë shumë e vogël: nga 20 – 25 euro në muaj, ose 3,5 – 4%.

E përkthyer në para: nga 586 që është paga minimale sot, mund të shkojë në 606 deri 610 euro.

Ndaje me miqte