0030 210 33 18 483

Miqësorja me Kilin, Kombëtarja humb 3:0

ATSH 23 Mars 2024

TIRANE, 22 mars/ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti sot testin e parë miqësor për vitin 2024, një përballje shumë interesante ndaj Kilit ku trajneri Silvinjo nisi punën konkrete për pjesëmarrjen në Europian.

Kombëtarja humbi me rezultatin 3-0 në Parma në miqësoren ndaj Kilit.

Kombëtarja shqiptare u  përball për herë të parë me skuadrën e Kilit në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës.

92’+ Kili shënon golin e tretë

83′ Kili shënon golin e dytë me anë të Bolados

67′ Del nga loja Manaj, e zëvendëson Armando Broja

55′ Rast i rrezikshëm në favor të Kilit nga goditja e këndit. Mbrojtja shqiptare dërgon topin në një tjetër goditje këndi

46′ Nis pjesa e dytë, kuqezinjtë tentojnë të depërtojnë mesfushën kiliane.

45′ Mbyllet pjesa e parë, Kili udhëheq me një gol. Kuqezinjtë provuan të kundërpërgjigjen me një goditje të Jasir Asanit por pa rezultat.

19′ Kili në avantazh. Gjuajtja e Edouardo Vargas përfundon në rrjetë. Protestojnë kuqezinjtë për prekje me dorë, arbitri italian e cilëson të rregullt.

10′ Presing i kuqezinjve, gabon mbrojtja kilene. Bajrami pason për Manaj, i cili nuk arrin të shfrytëzojë mundësinë e krijuar.

Formacionet Zyrtare

Në portë ishte Strakosha, ndërkohë që reparti i mbrojtjes mbetet ai me Gjimshitin dhe Mihajn në qendër në mungesë të Ismajlit, ndërkohë që nga krahët janë po ata, Mitaj dhe Hysaj. Përpara tyre ishte tjetër dyshe e pandryshuar me Ramadanin dhe Asllanin, për të kaluar tek treshja përpara që janë Asani, Seferi dhe në majë të sulmit i rikthyer Manaj.

Trajneri Silvinjo vendosi që në këtë ndeshje t’u besojë kryesisht lojtarëve me të cilët përballoi kualifikueset, me lëvizje të vogla në rreshtim. Por aty bie në sy aktivizimi i Rei Manajt nga minuta e parë në një test që do të jetë i rëndësishëm për të parë se si do të përshtatet ai në skemat e kuqezinjve.

Ndaje me miqte