0030 210 33 18 483

Mister vdekja e turistes britanike në Korfuz

Tribuna News Network 01 Shtator 2023

Një turiste britanike 22-vjeçare është gjetur evdekur në zonën turistike të Kavos në jug të Korfuzit.

 

Sipas ERT, vajza e re u zbulua nga fqinjët në një rrugicë anësore të rrugës kryesore. Shërbimet e urgjencës u njoftuan menjëherë, por ishte vonë për të ndërhyrë.

 

Bazuar në pamjet vizuale deri më tani, nuk ka shenja të një veprimi kriminal. Autoritetet e Sigurimit të Korfuzit dhe ekspertët ligjorë janë duke investiguar rrethanat e vdekjes, duke marrë në konsideratë të gjitha mundësitë.

Ndaje me miqte