0030 210 33 18 483

Mitarakis: Refugjatët mund të shndërrohen në elementë të rëndësishëm të shoqërisë

TV TRIBUNA 22 Korrik 2020

Ministri i Emigracionit dhe Azilit, Notis Mitarakis, ka pritur në selinë e ministrisë tre të rinj, nga Afganistani, Giunea dhe Kameruni, për t’i përgëzuar për bursat që morën dhe t’iu dorëzojë vendimin për dhënien e azilit, si përfitues të mbrojtjes ndërkombëtare.

Tre të rinjtë, që bujtin në mjediset e organizatës humanitare “The Home Project”, kishin mbërritur në Greqi të mitur dhe të pashoqëruar. Duke shfrytëzuar mundësitë që iu ofruan, 17 vjeçari S., u pranua në akademinë e basketbollit të Panathinaikosit, t. 18 vjeç do të vazhdojë studimet në Greqi ndërsa A. 19 vjeç do të ndjellë universitetin në Francë; që të tre me bursa.

“Refugjatët e njohur si të tillë, mund të shndërrohen në elementë të rëndësishëm për shoqërinë greke, të integrohen dhe të kontribuojnë. Prandaj dhe u përzgjodh të bëhet publike dhënia e buletineve të azilit, që të nënvizojmë se mbështesim iniciativa si kjo e The Home Project”, theksoi ministri Mitarakis gjatë takimit.

Duke iu drejtuar tre të rinjve tha: “Është e rëndësishme për ne që t’ju ndihmojmë, por edhe për ju që të hapni krahët tuaj”.

Në Greqi ndodhen rreth 3.500 të mitur të pashoqëruar (pa prindër apo të afërm të rritur).

Sipas zotit Mitarakis, Greqia po bashkëpunon ne shtete të tjera europiane, që të transferohen aty një pjesë e fëmijve. Faktikisht një numër i konsiderueshëm kanë shkuar në Luksemburg, Gjermani dhe Francë, ndërsa objektivi është që më shumë se 1.500 fëmijë të jenë transferuar brenda vitit 2020.

Nxjerrja e vendimeve është rritur me 88%. Në gjashtëmujorin e parë të 2020-s dolën 46.000 vendime dhe deri në verën e ardhshme, gjithë çështjet do të jenë mbyllur, shpjegoi zoti Mitarakis.

Tre të rinjtë janë pjesë e 220 të miturve të pashoqëruar për të cilët kujdeset organizata The Home Project, në 11 bujtina në Athinë.

Ndaje me miqte