Mitsotakis, apel për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 7 korrikut
TV TRIBUNA
01 Korrik 2019
Apel për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e të dielës 7 korrik, ka drejtuar Kyriakos Mitsotakis, kryetari i partisë më të madhe të opozitës, Demokracia e Re.
Mitsotakis theksoi se pjesëmarrja është një komponent shumë i rëndësishëm i vetë demokracisë.
“Çështja është që në 7 korrik të festojë Greqia. Do të ketë një lehtësim të madh të shoqërisë dhe të ekonomisë. Kriza u zgjat pa pasur shkak. Kjo rezervë energjie pozitive është puna jonë që ta shfrytëzojmë për të mirën e vendit”, tha Mitsotakis gjatë intervistës në televizionin Skai.
Lideri i opozitës u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve, pse, siç tha, “përgjegjësie të vërtetës lind optimizëm në shoqëri”.
Ai foli dhe për planet e tij për uljen e taksa tatimeve dhe pritshmëritë nga partnerët europianë.
“Takat do të ulen sepse duhen ulur. E di se politika e uljes së taksave është rruga e vetme për të ecur përpara makina e ekonomisë. Zoti Tsipras e mbitaksoi dhe e shkatërroi me ndërgjegjje klasën e mesme për të shpërndarë kompensime tek klientët e tij elektoralë. Ne do të kthejmë diçka nga ato që humbi klasa e mesme, europianët do të kuptojnë. Partnerët do t’i marrin paratë e tyre nëpërmjet zhvillimit, jo nëpërmjet pirjes së gjakut. Në rast se e marr mandatin popullor do të shkoj në Europë që të zbatoj një plan të guximshëm”, tha Mitsotakis.
Kryetari i Demokracisë së re u angazhua se nuk do të presë asnjë kompensim. Ai tha se gjithë kompensimet, si ato familjaret, asistencat, do të mbahen në nivelet që janë sot. Ndërsa shtoi se objektivi i tij është që të rritë të ardhurën minimale të garantuar (elahisto egiimeno isodima) dhe të gjenden më shumë para për të papunët dhe sidomos për programet e rikualifikimit të tyre.
Ndaje me miqte