0030 210 33 18 483

Mitsotakis bën vaksinën e Covid 19: "Sot buzëqeshim të gjithë"

Tribuna TV 27 Dhjetor 2020

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka bërë të dielën në mesditë, në spitalin Attikon, vaksinën kundër Covid 19.

Pas vaksinimit, Mitsotakis ka biseduar me mjekë dhe infermierë të këtij spitali, të cilët i ka falënderuar për vetëmohimin e tyre në përballimin e pandemisë.

Në një deklaratë për mediat, shefi i qeverisë greke ka thënë:

Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën, është një ditë e shkëlqyer për Bashkimin Europian që arriti dhe e dorëzoi vaksinën në të nëjtën ditë për gjithë vendet europiane, duke bërë realitet mesazhin e solidaritetit europian.

Besoj se sot gjithë qytetaret dhe qytetarët grekë buzëqeshim nën maskat tona, teksa fillon edhe në atdheun tonë aksioni i vështirë i vanksinimit masiv të popullsisë greke me vaksinën kundër Covid 19.

Udhëheqja politike dhe shtetërore po vaksinohemi të parët që të dërgojmë mesazhin se vaksina është e sigurt, por edhe rezultative.

Bashkë me ne do të vaksinohen sot punonjësit e shëndetësisë.

Njerëzit që u gjendën në vijën e parë të betejës kundër Covid, të cilëve u detyrohemi kaq shumë dhe duhet që të jenë ata të parët që do të vaksinohen, jo vetëm që të japin shembullin, por që të jenë dhe vetë të mbrojtur që të mund të kryejnë detyrën e tyre të jashtëzakonshme.

Brenda muajve të ardhshëm objektivi ynë është të vaksinojmë shumicën e popullsisë.

Dhe besoj se ndërsa vaksinimi do të avancojë dhe teksa do të konstatojmë se vaksina është absolutisht e sigurt por edhe rezultative, edhe ata bashkëqytetarë të cilët sot e trajtojnë me mosbesim perspektivën e vaksinimit do të binden se kjo është gjëja e duhur.

Vaksina është e vetmja mënyrë që të mundim të mbarojmë përfundimisht me peripecinë e Covid.

Është e vetmja mënyrë që të marrim në duart tona kontrollin e jetëve tona.

Të përqafojmë dhe të përqafohemi me njerëzit që duam.

Të ristartojë veprimtaria ekonomike.

Të gjitha këto besoj se do të bëhen realitet brenda gjashtë muajve të parë të 2021, që të mundim këtë vit emblematik që fillon për pak ditë -200 vjet që nga filimi i revolucionit grek- të shkruajmë përsëri faqe optimizmi në historinë e vendit tonë.

Festa të gëzuara, për shumë vjet, vit të mbarë për të gjithë.

Ndaje me miqte