0030 210 33 18 483

Mitsotakis: “Demokracisë dhe polifonisë nuk mund t’i mbyllet goja”

Tribuna TV 17 Dhjetor 2018

“Demokracisë dhe polifonisë nuk mund t’i mbyllet goja”, deklaroi kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës në televizionin Skai që u sulmua me bombë duke u gdhirë e hënë.

“Kjo klimë toksike që është krijuar me përgjegjësi të qeverisë, ka edhe efektet e veta. Duhet të ulen tonet dhe të mos hedhim më ujë në mullirin e polarizimit dhe të lemë autoritetet të bëjnë punën e tyre”.

Mitsotakis shprehu solidaritetin e tij ndaj punonjësve të grupit mediatik dhe theksoi: “Kur bëhet ndarje midis dhunës “së mirë” dhe “të keqe”, rezultati është ky që po shikojmë”.

Ndaje me miqte