Mitsotakis dhe Erdogan do të takohen në Nju Jork
TV TRIBUNA
11 Shtator 2019
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohen në Nju Jork, gjatë punimeve të asamblesë së përgjithshme të OKB-së.
Axhenda e këtij takimi pritet të jetë e pasur, teksa zhvillohet në një periudhë kur marrëdhëniet midis dy shteteve fqinje janë sërish të tensionuara.
Kryeministri grek, i pyetur për mundësinë e këtij takimi të dielën e kaluar gjatë konferencës së shqypit në Selanik, kishte deklaruar se synonte të takohej në Nju Jork me presidentin turk.
“Nëse zoti Erdogan dëshiron një ristartim të ri në marrëdhëniet greko-turke, duhet ta tregojë me vepra. Dëshira ime është që të bisedoj, pse vetëm në këtë mënyrë mund të gjesh zgjidhje reciprokisht të pranueshme. Shkojmë në negociata me argumentat që na jep e drejta ndërkombëtare dhe që janë me anën tonë. E kam shtruar çështjen e veprimeve të Turqisë lidhur me zonën ekskluzive ekonomike të Qipros në gjithë takimet e mia ndërkombëtare, është një çështje europiane”, kishte deklaruar Mitsotakis.
Ndaje me miqte