Mitsotakis dhe Erdogan takohen në Nju Jork
TV TRIBUNA
26 Shtator 2019
Gjithë gama e problemeve, që nga kriza e refugjatëve dhe deri te problemi qipriot, por edhe çështje dypalëshe, me theks në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Greqi – Turqi, u diskutuan në takimin që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Takimi i dy liderëve, ku morën pjesë edhe dy delegacionet, zgjati rreth 50 minuta dhe sipas burimeve qeveritare greke “ishte në një klimë të mirë”.
Gjatë takimit u vendos që të avancojë së shpejti aktivizimi i këshillit të lartë të bashkëpunimit Greqi-Turqi dhe u ngarkuan dy ministrat e jashtëm që të bëjnë parapërgatitjet e nevojshme.
Mitsotakis dhe Erdogan ranë dakord që të kenë një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet dy qeverive, për krijimin e një klime më të mirë, në dobi të dy popujve, por edhe të stabilitetit të rajonit.
Ndaje me miqte