Mitsotakis dhe Zelensky në një takim plot premtime: Trajnimi i ukrainasve në F-16 dhe hapja e portit të Aleksandroupolis për mbështetje strategjike
Tribuna News Network
22 Gusht 2023
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, zhvilloi një takim të rëndësishëm me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në Kos të Greqisë.
Greqia ka treguar një angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj dhe në perspektivën e përfshirjes në BE dhe NATO. Takimi mes dy udhëheqësve kishte për qëllim të diskutojë më shumë mbi mënyrat se si Greqia mund të ofrojë mbështetje të shtuar ndaj Ukrainës në këtë fazë kritike, ndërsa presidenti ukrainas po kërkon përforcim ushtarak në turneun e tij në Evropë.
Greqia synon të ofrojë trajnim për pilotët ukrainas për të operuar flotën e re të avionëve F-16 që Ukraina do të marrë nga shtetet evropiane në muajt e ardhshëm. Kjo është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA-së për të forcuar kapacitetet ajrore të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, Greqia po mbikqyr zhvillimet në sektorin e transportit të drithërave në Ukrainë, pasi marrëveshja me Rusinë për përdorimin e ngushticave të Detit të Zi ka mbaruar. Porti i Aleksandropolis është vëzhguar me vëmendje, duke qenë në rolin kyç të transportit të ndihmës së aleatëve. Ky port ka potencial për të luajtur një rol të rëndësishëm në rrjedhën e energjisë në rajon.
Gjithashtu, Greqia ka një interes të veçantë në rindërtimin e Odesës dhe ka shprehur dëshirën e saj për të kontribuar me përvojën dhe ekspertizën e kompanive greke të ndërtimit. Prania e Greqisë në këtë regjion ka qenë e qëndrueshme dhe ajo ka një histori të gjatë të lidhjeve me Odesën, një qendër kulturore e cila është shtuar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s me iniciativën greke.
Këto zhvillime dëshmojnë se bashkëpunimi midis Ukrainës dhe Greqisë është në rritje dhe se dy vendet tregojnë përkushtim ndaj njëri-tjetrit në fusha të ndryshme strategjike.
Ndaje me miqte