0030 210 33 18 483

Mitsotakis: Do t’i fitojmë zgjedhjet

07 Qershor 2018

“Zgjedhjet e radhës nuk kanë të bëjnë vetëm me ekonominë, por edhe me kualitetin e demokracisë në Greqi. Do t’i fitojmë”, ka theksuar kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, duke folur në takimin e grupit parlamentar të PPE në Mynih.

Në vazhdim, Mitsotakis iu referua përballimit të populizmit në Europë, siç tha, qoftë të djathtë, qoftë të majtë. Sipas tij, populizmi në Greqi kishte dy rrjedhoja “shumë negative”. Kolapsin ekonomik dhe dëmtimin e institucioneve demokratike.

“100 miliardë na kushtoi qëndrimi në pushtet i SYRIZA-s”, tha Mitsotakis, duke argumentuar me uljen e të ardhurave kombëtare dhe recesionin ekonomik. Ai shtoi se një ndër dy grekë ka detyrime të pashlyera ndaj tatimorëve dhe akuzoi qeverinë se nuk beson në trgun i lirë dhe tërheqjen e investimeve.

Sipas Mitsotakisit, Greqia ka nevojë për akses në tregjet financiare. Por shtoi se për këtë nevojiten dy gjëra: Të trajtohet me guxim çështja e borxhit dhe një angazhim i qartë për finalizimin e reformave.

“Populizmi nuk përballohet me populizëm, por me gjuhën e të vërtetës, tha Mitsotakis dhe shtoi: “Nevojitet një tregim pozitiv. Nuk mjafton të thuash që Aleksis Tsipras është gënjeshtar apo i paaftë. Ajo që duan qytetarët është një mesazh real për më shumë vende pune, rritje ekonomike, tatime më të ulëta dhe siguri”, deklaroi kryetari i Demokracisë së re.

Ndaje me miqte