0030 210 33 18 483

Mitsotakis: “Do të mësojmë shkaqet e kësaj tragjedie”

TV TRIBUNA 01 Mars 2023

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në vendin e aksidentit tragjik, me qëllim që të informohet për zhvillimet e deritanishme nga përgjegjësit e operacioneve të shpëtimit.

“Është shumë e vështirë kjo që po përjeton sot vendi ynë. Flasim për një tragjedi të papërshkrueshme”, tha kryeministri dhe shtoi:

“Mendimet tona sot janë mbi të gjitha me familjarët e viktimave. Obligimi ynë është të shërojmë të plagosurit dhe të identifikojmë kufomat. Më tej, një gjë mund të garantoj: Do të mësojmë shkaqet e kësaj tragjedie dhe do të bëjmë çfarë kalon nga dora jonë që të mos ndodhë kurrë më një gjë e tillë”.

Ndaje me miqte