Mitsotakis: Do të mbështesim biznesin e shëndetshëm
Tribuna TV
26 Shtator 2018
Në reformimin e sistemit tatimor dhe atë të sigurimeve, si dhe në forcimin e afarizmit, është fokusuar kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, në fjalën e tij gjatë një konference për bashkëpunimin e biznesit.
Shefi i opozitës iu referua nevojës për uljen e tatimeve, duke vënë në dukje se, nga një moment e më tej, rritja e tatimeve nuk ka rendiment, përderisa nxit për evazion fiskal, ndërsa përkundrazi, ulja e tatimeve ofron stimuj shtesë për edukatën tatimore.
Mitsotakis tha partia e tij po planizon “stimuj tatimorë që do të tërheqin investime apo do të inkurarojnë bashkimin e kompanive si dhe ofrimin e aksioneve për punonjësit”.
Ai u ndal në taksimin e punës dhe shtoi se në kuadër të reformimit të sistemit të tatimeve dhe sigurimeve, nuk lemë jashtë reduktimin e kontributeve për sigurimet shoqërore.
Mitsotakis vlerësoi si një kapital kolosal harmonizimin e tregut të punës me arsimin, çka siç tha, do të jetë prioriteti i parë i qeverisë së tij.
Kryetari i demokracisë së re tha se do të jepen stimuj për bashkimin e kompanive dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve, me qëllim që të forcohen dhe të përmirësojnë eficencën. Ndërsa iu referua edhe reduktimit të burokracisë, e cila mjaft herë shndërrohet në pengesë për biznesin dhe investimet”.
“Do të mbështesim biznesin e shëndoshë dhe do të bëjmë vepër vizionin për një zhvillim drejt eksporteve”, theksoi Mitsotakis.
Ndaje me miqte