0030 210 33 18 483

Mitsotakis: Do të shfuqizoj ligjin për sigurimet shoqërore

26 Gusht 2018

Shfuqizimi i “ligjit Katrugalos” për sigurimet shoqërore, por edhe i ligjit elektoral, do të jenë ndërmjet prioriteteve të një qeverie të Demokracisë së re, ka deklaruar shefi i opozitës, Kyriakos Mitsotakis, në intervistë për gazetën “Ta Nea”.

“Çështja e zgjedhjeve të reja është punë muajsh, do apo nuk do zoti Tsipras”, thotë Mitsotakis, duke parashikuar që “kryeministri po kërkon një gomë shpëtimi në polarizimin ekstrem”. Mirëpo, shton kryetari i demokracisë së re, “as polarizimi nuk mund të evitojë humbjen e tij përfundimtare”.

Mitsotakis thotë më tej që edhe sikur ND të fitojë maxhorancën e nevojshme, për krijimin e qeverisë do të synojë një konsensus sa më të gjerë. Por ai e bën të qartë se “nuk ka asnjë shans bashkëpunimi me Panos Kammenos, i cili ka përgjegjësi kolosale për ato që ndodhen në vend vitet e fundit”.

Sipas Mitsotakis, Greqia ka nevojë “për një ristartim total”.

Ndaje me miqte