0030 210 33 18 483

Mitsotakis: Do t'u kthejmë qytetarëve deri në 600 euro nga faturat e fryra të korrentit

TV TRIBUNA 06 Maj 2022

Të dashur bashkëqytetarë,

Invazioni rus në Ukrainë dhe lufta  që po vazhdon aty po godet të gjithë botën, Europën, por edhe vendin tonë.

Dhe zhvillohet jo vetëm me raketa dhe me bomba, por edhe duke pasur si armë energjinë dhe çmimin e gazit natyror, që ka fluturuar në lartësi të papara.

Kjo është që shkakton rritje të njëpasnjëshme çmimesh dhe posaçërisht në energjinë elektrike.

Një problem që përballohet në rrënjën e vet vetëm me një përgjigje të përbashkët europiane.

Mirëpo, në kundërshtim me masat që mori për fondin e rimëkëmbjes, këtu Europa po paraqitet -të paktën deri më sot- jo në lartësinë e detyrës.

Dhe, për fat të keq, zgjidhja po vonohet.

Prandaj dhe Greqia vazhdon ta kërkojë, por ndërkohë nuk tregohet e ngadaltë. Nuk rri duke pritur.

Pse i pari unë e ndiej se vështirësitë e bizneseve dhe të familjeve tona nuk mund të presin më.

Me vendimin tim, vihet në rrugë një plan i ri mbështetjeje, me orientim konstant shtresat më të dobëta. Mirëpo kësaj here edhe me masa lehtësimi të konsiderueshëm për klasën e mesme.

I ndihmuam shumë familjet në nevojë, që kishin konsum të ulët.

Por është e vërtetë që kush konsumoi pak më shumë energji elektrike -sepse duhej, për shembull të ngrohen me kondicioner apo kanë një banesë të dytë të vogël- ata shikojnë rritje voluminoze në faturat e tyre.

Mbështetja e shtetit, me gjithë se e madhe, dëshmohet e vogël që të ngrejë peshën e tyre.

Nga sot kjo ndryshon. Jem i vendosur të korrigjojmë padrejtësitë e të djeshmes, të organizojmë më mirë mbrojtjen e sotshme, por edhe të evitojmë rreziqet e të nesërmes.

Programi ynë i ri ndërhyn në katër fusha:

Së pari, shteti kthen në llogarinë individuale bankare të çdo pronari apo qiramarrësi të banesës së parë, 60% të gjithë vlerës për rritjet e çmimit që i janë nënshtruar, në mënyrë retrospektive, nga dhjetori deri në mars.

Limiti i këtij dëmshpërblimi emergjence do të jetë 600 euro dhe do të përfshijë gjithë bashkëqytetarët tanë me të ardhura vjetore deri në 45.000 euro.

Në të njëjtën kohë, për majin dhe qershorin do të kompensohet me 50% çdo rritje në konsumim edhe përtej 300 kWh.

Ndërsa, më tej, ulja e re do të përfshijë edhe banesat jokryesore dhe madje për tërësinë e konsumimit mujor.

Së dyti, siç kam deklaruar kompanitë e prodhimit të energjisë elektrike do të ftohen të paguajnë dividentin e tyre të solidaritetit ndaj shoqërisë që po goditet nga shtrenjtësia.

Mbi bazën e raportit përfundimtar të Autoritetit të Pavarur Rregullator të Energjisë, që pritet ditët e ardhshme, fitimet shtesë të këtyre kompanive do të tatohen me një tatim të veçantë 90%.

Përndryshe, janë shuma që do të disponohen për t’u lehtësuar familjet dhe bizneset.

Sepse është koha e veprimit të shtetit, por edhe koha e përgjegjësisë për të gjithë ne.

Së treti, pavarësisht nga vendimet europiane, qeveria greke, me iniciativën e vet, po në udhë që nga korriku një sistem që i ndan rritjet ndërkombëtare të çmimit të gazit natyror nga faturat e energjisë në Greqi.

Kohëzgjatja e kësaj skeme do të ketë horizonte deri dhe një vit.

Me fjalë të thjeshta dhe me një ndërhyrje të dyfishtë shtetërore në tregun e energjisë, sa me pakicë aq edhe me shumicë, vendosim indirekt në tavan.

Dhe në të njëjtën kohë stabilizojmë çmimet që mbërrijnë tek konsumatori.

Pezullohet në këtë mënyrë klauzola e ripërshtatjes (ritra anaprosarmogis).

Dhe priten me thikë superfitimet e kompanive të energjisë.

Iniciativa është e drejtë, e argumentuar dhe e përllogaritur.

Dhe më kryesorja, nuk krijon probleme antagonizmi që do të mund të vinin në dyshim legjitimitetin e rezultateve pozitive për të gjithë konsumatorët.

Së fundi, e shndërrojmë kursimin e energjisë në “mburojë” për çdo qytetar dhe çdo biznes kundrejt shantazheve të atyre që investojnë në shpërdorimin e energjisë.

Javët e ardhshme fillon programi “Ricikloj – ndërroj aparat” që subvencionon me bujari heqjen e kondicionerëve dhe frifgoriferëve të vjetër që shpenzojnë shumë energji.

Ndërsa në vjeshtë, paralelisht me programin “Kursej” të banorëve, fillon i njëjti program edhe për bizneset.

Një projekt që lejon, veç të tjerash, instalimin e njësive fotovoltaike në çatitë e banesave.

Mirëpo, energjia më e lirë është ajo që nuk konsumohet kurrë.

Rrjedhimisht, disa ndryshime të vogla në zakonet tona, si një ndryshim i vogël në kalkulimin e kondicionerëve, do të sjellë përnjëherë dhe fatura më të ulëta.

Kështu, ndihmojmë edhe mjedisin, por edhe portofolin tonë.

Bashkëqytetarë,

Që të konkludoj në këto katër ndërhyrje u desh kohë dhe studim.

Sepse një program i tillë shumëdimensional ishte vërtet një ushtrim kompleks, me shumë parametra teknikë, ekonomikë, madje dhe politikë.

U transformua ndërkaq në një projekt realist, falë politikës korrekte që i parapriu.

Është kjo që solli deficite më të ulëta në 2021 dhe vlerësime ndërkombëtare pozitive.

Dhe tani financon iniciativën tonë të re, bashkë me të fondet nga të ardhurat e prodhuesve të energjisë.

Do të donim të arrinim të përfitonim edhe financim europian, me qëllim që të pakësohet rëndesa e buxhetit të shtetit.

Por nuk kam për të pritur derisa transoqeaniku i ngadaltë europian të ndryshojë kurs.

Ndërkaq, do të jem i sinqertë: sa kohë zgjat lufta, asnjë mbështetje kombëtare nuk do të mundë të përthithë gjithë rritjet e çmimeve të energjisë dhe t’i përmbajë aty ku ndodheshin para krizës.

Kush pretendon se mund ta bëjë, ju thotë gënjeshtra.

Faktikisht që nga vjeshta shteti përthith një pjesë të rritjeve, duke forcuar aq sa mundet të ardhurat e disponueshme me ulje të reja dhe konstante të taksave dhe kontributeve.

Madje këto ditë, tetë në dhjetë bashkëqytetarë do të paguajnë ENFIA akoma më të ulët.

Dhe tani, paketa e re e ndërhyrjeve do të përthitë 70% deri 80% të rritjes së çmimit të kilovatorit për familjet, bizneset dhe fermerët tanë.

Me horizonte 12 muajt e ardhshëm dhe me ndërhyrje në të gjitha frontet.

Shteti e ka për detyrë të qëndrojë në krah të qytetarëve kur këta përballen me ndryshime të dhunshme që ata vetë nuk mund t’i menaxhojnë.

E bëmë gjatë pandemisë, e bëjmë edhe tani, krizën energjitike.

Një shtet që e mbron shoqërinë, duke përpjesëtuar me drejtësi koston e çdo përshtatjeje të detyruar.

Por edhe një shtet që lufton për t’u zhvilluar vendi, me qëllim që frytet e progresit kolektiv t’i shijojnë të gjithë qytetarët.

Ky është vizioni im dhe këtij vizioni i shërbej me korrektesë, çdo ditë.

Ju falënderoj.

Ndaje me miqte