0030 210 33 18 483

Mitsotakis: E presim 2023-shin me optimizëm

TV Tribuna 31 Dhjetor 2022

Mesazhi i kryeministrit grek për vitin e ri

 

Vigjilje e Vitit të Ri sot dhe pragu i 2023-shit bëhet kështu një shans që të meditojmë për shumë ngjarjet që jetuam së bashku vitin që kaloi.

Të sfidave të njëpasnjëshme që menaxhoi atdheu ynë.

Por edhe të hapave të mëdhenj që bëri përpara.

Sepse viti i ri e gjen Greqinë me papunësinë më të ulët se sa në 2010.

Me investimet, me eksportet dhe të ardhurat e turizmit të tejkalojnë çdo objektiv.

Me kolosë botërorë të biznesit që besojnë vendin tonë dhe të ardhmen e tij.

Dhe me shtetin dixhital t’i shërbejë qytetarit, duke eliminuar burokracinë dhe duke lehtësuar jetën e tij të përditshme.

Dhe me tej, me kufijtë tanë të sigurtë dhe mbrojtjen kombëtare të blinduar.

Sa me marrëveshje ndërshtetërore, aq edhe me armatime moderne.

Deri dhe industria e ndërtimit të anijeve po ringjallet sot.

Por kryesisht, me shtetin të ngrejë vazhdimisht llogore në favor të shoqërisë, përballë sa pasojave të një lufte aq edhe suleve të shtrenjtësisë së përbotshme.

Të gjitha këto nuk janë suksese të qeverisë. Janë suksese të Greqisë, që u bënë vepër në sajë të mbështetjes tuaj dhe inciativës tonë.

Por edhe falë mirëkuptimit tuaj për çfarëdo dobësie tonën.

Mësojmë gjithmonë nga ato.

Përndryshe kemi dëshmuar se së bashku mundemi t’i bëjmë vështirësitë shanse duke arritur çdo herë, përmes dallgëve në bregun përballë.

E di mirë se inflacioni i importuar vazhdon të “sharrojë” të ardhurat mesatare. Se trysnon shumë, sidomos bashkëqytetarët më të varfër.

Sikurse dhe vështirëson veprimtarinë e bizneseve.

Mirëpo i njihni edhe ju përpjekjet e adresuar të shtetit që të mbështesë ekonominë dhe shoqërinë në çdo sprovë të paparashikueshme.

Që nga 1 janari pensionistët do të shohin, pas shumë vitesh, rritje në pensionin e tyre.

Mjekët e sistemit publik do të shohin rritje në pagat e tyre.

Të gjithë grekët do të lehtësohen nga heqja e taksës së solidaritetit.

Gjithashtu, që nga shkurti, shteti do të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve bazike të familjeve.

Ndërsa në 1 prill, më herët nga vjet, do të rritet sërish paga minimale.

Të gjitha këto mundim t’i realizojmë pikërisht ngase ekonomia jonë po zhvillohet shumë më shpejt nga mesatarja europiane.

Por edhe sepse prioriteti ynë ishte dhe do të jetë që shoqëria të ketë prosperitet pa lënë njeri mbrapa.

Këtij objektivi i shërbej që në momentin e parë.

Dhe në këtë rrugë mbetem: të shkojmë përpara dhe gjithmonë të bashkuar.

Ndërkaq, në të njëjtën kohë, kam obligimin kombëtar të ruaj edhe stabilitetin fiskal.

Prandaj, megjithëse 2023-shi është një vit elektoral, nuk kam për të ndërmarrë një plejadë premtimesh.

As dhe do të ndaj para që nuk ekzistojnë.

Përndryshe, pas katër vitesh në postin e kryeministrit e dini se angazhohem vetëm për ato që jam i sigurt se mund t’i realizoj.

Dhe kështu eci që nga momenti që më besuat këtë përgjegjësi kolosale: të ndërtojmë së bashku sot një të nesërme që do të jetë më e mirë nga dje, me stabilitet, me korrektësi dhe me vazhdimësi.

E presim pra 2023-shin me optimizëm.

Dhe siç kam thënë, nëse parulla jonë e parë ishte “më pak taksa”, e dyta duhet të jetë “paga më të mira”, një shëndetësi dinjitoze për të gjithë dhe strehë e aksesueshme, sidomos për brezin e ri.

Objektiva natyrisht që nuk do të bëhen vepër nga njeri moment në tjetrin, por që janë vënë ndërkaq në shinat e afateve konkrete.

Mjafton të qëndrojmë të bashkuar.

Me armën tonë të vërtetën, planin dhe oreksin për punë.

Uroj shëndet, gëzim dhe shpresë për të gjithë greket dhe të gjithë grekët, kudo në botë.

Askush mbrapa dhe të gjithë së bashku përpara.

Ky është mesazhi ynë për vitin e ri.

Mundim dhe do ta arrijmë.

Gëzuar e për shumë vjet!

Ndaje me miqte