Mitsotakis: Erdogan t"??i japë diplomacisë një mundësi
ATSH
25 Shtator 2020
UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i bëri thirrje sot presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në OKB, që t’i japë diplomacisë një mundësi, në një kohë kur të dy vendet duket se kanë zgjedhur qetësimin e krizën mes tyre, në lidhje me Mesdheun Lindor.
“Të gjithë e kuptojnë se ky përshkallëzim i përhershëm i tensioneve nuk mund të zgjasë”, tha ai gjatë transmetimit të fjalimit të tij video para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Unë refuzoj të besoj se partneriteti midis fqinjëve të ngushtë nuk është i mundur. Pra, le të takohemi, të flasim dhe të kërkojmë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë. Le t’i japim një mundësi diplomacisë”, vazhdoi kreu i qeverisë greke.
Mitsotakis theksoi se, nëse pas tërë përpjekjeve nuk mund të arrihet një marrëveshje, atëherë ata duhet të mbështeten te mençuria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.
Ndaje me miqte