Tash së fundi nënshkruam, pas shumë vitesh negociatash të vështira, marrëveshje të delimitimit të zonave detyre me Italinë dhe Egjiptin dhe ramë dakord me Shqipërinë ta çojmë çështjen e delimitimit në Gjykatën ndërkombëtare.
Kjo konsideroj se është dëshmia më e mirë se mosmarrëveshjet lidhur me delimitimin e zonave detare, pavarësisht se sa të komplikuara dhe shumëvjeçare janë, mund të zgjidhen përderidsa biem dakord në një kuadër të përbashkët.
Dhe i vetmi kuadër i disponueshëm është ai i të drejtës së detit.
Ky qëndrim përcakton qasjen tonë edhe sa i përket Turqisë.
Gjithmonë mbështetëm nevojën për kanale të hapura komunikimi dhe për bashkëpunim ndërmjet vendeve tona që janë fqinje.
Ajo që ndodhi vjet, kur Ankaraja krijoi një klimë tensioni, pa qenë nevoja dhe pa u provokuar duke kërcënuar me përplasje ndërmjet dy aleatëve të NATO-s, nuk duhet të përsëritet.
Turqia duhet ta kuptojë se qëndrimi i saj agresiv në këtë çështje, minon perspektivën për një marrëveshje me dobi reciproke dhe ve në rrezik sigurinë rajonale dhe stabilitetin.
Më tej e bën raportin e Turqisë me Europën shumë më të komplikuar.
Do të doja të bëj krejtësisht të qartë se do të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin dhe të drejtat tona sovrane në gjithë territorin tonë, në tokë, në det dhe në hapësirën ajrore.
Në të njëjtën kohë do të bëj çdo përpjekje të mundshme që të vazhdojë përpjekja e afrimit me Turqinë për zgjerimin e rrugëve të bashkëpunimit.
Do të doja të referohesha shkurtimisht edhe në çështjen e Ballkanit Perëndimor.
Greqia ishte gjithmonë mbështetëse aktive e integrimit më të madh europian, si një mjet për rritjen e prosperitetit dhe një të ardhme të qëndrueshme dhe demokratike për rajonin.
Që nga adoptimi i “Axhendës së Selanikut” në 2003, kjo perspektivë europiane u bë fuqia shtyrëse për reforma, demokratizim dhe ndryshim.
Por le të jemi të sinqertë: ka gjithashtu lodhje dhe zhgënjim.
18 vjet janë një periudhë e madhe kohore.
Pas pak ditësh do të mbahet në Slloveni samiti i BE – Ballkani Perëndimor.
Le të mos humbasim shansin për të shfrytëzuar këtë samit që të bëjmë një hap të guximshëm përpara.