0030 210 33 18 483

Mitsotakis: "Greqia do të avancojë pa z. Tsipras"?

Tribuna TV 15 Mars 2019

“Më 26 maj zëri i qytetarëve do të jetë unanim. Do të dërgojnë dy mesazhe. Njëri i mosmiratimit të një qeverie që i mashtroi grekët e ua bëri jetën më të vështirë dhe tjetri, një mesazh i pastër mbështetjeje ndaj Demokracisë së Re, sepse e meritojmë dhe mundemi më mirë”, deklaroi kryetari i partisë më të madhe opozitare, Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis iu referua zgjedhjeve të dyfishta (europiane dhe lokale) të 26 majit, duke folur në parlament, gjatë debatit për ndryshimet kushtetuese:

“Të gjithë e dinë tashmë. Më 26 maj nuk ka hapësirë për vota të paqëllimta. Mesazhi duhet dërguar dhe duhet të jetë i fuqishëm. Asnjë votë e humbur. Gjithçka do të vendoset në kutitë e votimit”.

“Zoti Tsipras donte ta bënte SYRIZA-n regjim. Në të njëjtën kohë, vendi dëshiron të dalë nga varfëria e populizmit. Tsipras nuk do t’ia arrijë. Greqia do të avancojë pa zotin Tsipras dhe shoqërinë e tij”, theksoi Kyriakos Mitsotakis.

Ndaje me miqte