0030 210 33 18 483

Mitsotakis: "Greqia të bëhet histori suksesi e Eurozonës"?

TV TRIBUNA 26 Shtator 2019

“Objektivi im është që ta bej Greqinë një histori suksesi të Eurozonës”, ka deklaruar kryeministri grek Kyrtiakos Mitsotakis, në një intervistë për agjencinë Bloomberg.

“Diçka ka ndryshuar në Greqi pas zgjedhjeve. Kemi bërë një fillim të mirë. Qeveria ka një mandat të fortë që të sjellë zhvillimin, është çështja më e rëndësishme që po trajtojmë pas një krize dhjetëvjeçare”, tha më tej Mitsotakis.

“Klima e investimeve është në një kurs pozitiv. Ka një ndjesi optimizmi që na lejon të avancojmë programin tonë në mënyrë më agresive”, vazhdoi kryeministri grek.

Mitsotakis tha se plani i qeverisë është i qartë: Ulja e taksa-tatimeve, lehtësimi i investimeve, sa nga biznesi grek, aq edhe ai i huaj, si dhe menaxhimi i problemit të bankave.

Sa i përket huasë së Greqisë marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kryeministri tha se Greqia synon që ta shlyejë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe faktikisht e ka bërë kërkesën përkatëse.

“Borxhi do të jetë më i qëndrueshëm nëse arrijmë ritme të larta të zhvillimit ekonomik”, vërejti Mitsotakis.

Ndaje me miqte