0030 210 33 18 483

Mitsotakis: "I pamundur nje lockdown i dytë".

TV TRIBUNA 03 Tetor 2020

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e ka quajtur si “thuajse të pamundur” mundësinë e një locdown-i të dytë në Greqi, por ka shtuar se kjo do të varet nga trysnia që do të ketë sistemi shëndetësor.

Gjatë një bisede me historianin Yuval Noah Harari dhe gazetaren Liz Alderman, shefe e korrespondentëve të biznesit të gazetës New York Times, në kuadër të Athens Democracy Forum 2020, Mitsotakis tha:

“Besoj se ka një marrëveshje ndërmjet vendeve europiane, se është shumë e vështirë, thuajse e vështirë të shkojmë në një tjetër lockdown të përgjithshëm.

Tashmë përdorim më shumë lockdown-et lokale, me gjurmimin e zgjuar dhe testet masive.

Mirëpo ka ende një pikëpyetje, e cila është: A mund të jetojmë me virusin dhe të arrijmë të ruajmë veprimtarinë ekonomike normale, pa një lockdown të plotë dhe pa u akumuluar presion i madh në sistemin shëndetësor?

Besoj se askush nuk e ka endepërgjigjen, sepse kemi përpara tre-katër muaj të vështirë.

Mirëpo shpresoj dhe jam optimist se nuk do të duhet të marrim masa më drastike nga ato që po marrim.

Mirëpo, nëse ndokush më pyet nëse kjo mund të thuhet me siguri, përgjigjja ime është “Jo”.

Sa u përket pasoja ekonomike të pandemisë, kryeministri grek tha se “mbështetëm të ardhurat e thuajse të gjithëve, përfshirë sektorin privat dhe e bëmë të qartë se duhet të mbështesim shtresat më të dobta, ata që u goditën më shumë, ata që kishin të ardhura të ulëta apo punonin në sektorin e turizmit.

Dhe po rezistojmë ta bëjmë këtë edhe për një farë kohe, por nuk mundim ta bëjmë përgjithmonë.

Kështu, po i shqyrtojmë me shumë kujdes shifrat teksa po hyjmë në stinën e vjeshtës e të dimrit.

Duke iu referuar nevojës së përdorimit të maskës, kryeministri Mitsotakis tha se “nuk është e mundur të ketë nga një polic pranë çdo qytetari dhe ta kontrollojë nëse e ka vënë apo jo maskën.

Të mbash maskë nuk është vetëm një akt vetëmbrojtjeje, por edhe një akt solidariteti, pasi mbron njerëz të tjerë, posaçërisht familjen tënde, pasi e dimë se infektimi më i madh ndodh brenda familjes”.

Ndaje me miqte