Mitsotakis, i sigurt se ND do të fitojë zgjedhjet në 2019
TribunaTV
16 Dhjetor 2018
Shefi i opozitës, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar mobilizimin e të gjithë për fitore në zgjedhjet e ardhshme, gjatë fjalës mbyllëse në Kongresin e 12-të të Demokracisë së Re (ND).
“2019-a do të jetë një vit i mirë për ND, sepse do të fitojë zgjedhjet dhe do të jetë e gatshme të bashkojë të gjithë grekët”, nënvizoi Mitsotakis dhe shtoi se “para nesh është një fitore e madhe, sepse jemi një parti e madhe, terreni ynë është Europa dhe bota, dhe busulla jonë është interesi kombëtar”.
“ND mundet gjithmonë të bëjë përpara kundër forcave të populizmit Tsipras-Kammenos”, tha Mitsotakis.
“Ndryshimi për të cilin është i etur vendi, po vjen. E dimë se do të fitojmë, por kjo nuk mjafton. Ajo që ka nevojë vendi është të mundë pengesat që u akumuluan. Kongresi forcoi besimin tim të thellë tek ND, si e vetmja forcë ndryshimi dhe optimizmi për vendin”, tha më tej Mitsotakis.
Duke iu referuar programit të partisë së tij, Mitsotakis vuri në dukje: “Më pak taksa dhe kontribute, shpërthim i investimeve, rritje e pagës minimale dy herë më shumë se rritja ekonomike. Të ardhura maksimale të garantuara, rritje e nivelit të të ardhurave të patatueshme me 1.000 euro për çdo fëmijë dhe 2.000 për çdo fëmijë që lind. Siguri për qytetarët, universitete publike dhe private me konkurrencë ndërmjet tyre. Duam një shtet të së drejtës ku ligjet do të zbatohen nga një drejtësi e pavarur, një shtet që do të qëndrojë pranë qytetarit, por edhe të funklsionojë me meritokraci”.
“Kërkoj nga miliona të zhgënjyerit dhe nga votuesit e partive të tjera që të na afrohen dhe jap sinjalin e mobilizimit për të gjithë ne. Ky kongres është i fundit me SYRIZA-ANEL në pushtet, i fundit para fitores së zgjedhjeve”,
Ndaje me miqte