0030 210 33 18 483

Mitsotakis: “Ishim gjithmonë në anën e drejtë të historisë, këtë po bëjmë dhe tani”

Tribuna TV 01 Mars 2022

Në Ukrainë po kryhet një ndërhyrje në kohë dhe në historinë e gjatë të Europës, sese agresioni i hapur i Rusisë në shtetin fqinj të pavarur zgjon sërish në kontinent makthet e vjetra të luftërave dhe të sferave të influencës”, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë debatit parlamentar mbi luftën në Ukrainë dhe pasojat për Greqinë.

Në vazhdim Mitsotakis nënvizoi:

“Qëndrimi i atdheut tonë në këtë krizë është produkt i përvojave tona historike, por është produkt edhe i alternativave tona të mëdha gjeopolitike”.

“Sepse ishim gjithmonë në anën e drejtë të historisë dhe njëlloj po bëjmë dhe tani. Do ta përsëris, Konstantinos Karamanlis kishte thënë nga kjo tribunë: “I përkasim perëndimit”. Unë do të shtoja: Jemi dhe ne perëndim dhe i përkasim lirisë, demokracisë, legjitimitetit ndërkombëtar”.

Ndaje me miqte