Mitsotakis: "Jam gati për kërcimin e madh përpara"?
TV Tribuna
03 Korrik 2019
I gatshëm për një “kërcim të madh përpara” është lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, sipas agjencisë Reuters.
“Nëse mundim të arrijmë këtë objektiv dhe jam shumë optimist, besoj se do të dërgojmë një mesazh shumë të qartë se kemi përpara katër vjet pa zgjedhje të tjera, që të realizojmë projektin tonë”, i ka thënë Mitsotakis agjencisë.
E vetmja mënyrë që ekonomia greke të futet në një rrugë ndryshe zhvillimi, janë reformat dhe investimet, ka theksuar Mitsotakis.
Reuters vë në dukje se kryetari i Demokracisë së Re kërkon “të shkyçë” reformat, të reduktojë gjurmën e madhe të shtetit dhe të garantojë se Greqia kreditohet me kosto të njëpjtë me atë të vendeve të tjera europiane.
Gjithashtu, shton Reuters, dëshiron të bëjë një diskutim të sinqertë me kreditorët europianë për reduktimin e suficitit primar që është caktuar 3,5% për periudhën 2020-2022, një lëvizje që do të mundësojë reduktimin e mëtejshëm të taksave.
“Dua një vend i cili mbi të gjitha të jetë shumë optimist për të ardhmen e tij të ndritur. E vendos stekën shumë lart... Jemi gati për kërcimin e madh përpara”, deklaron Mitsotakis.
Pas disa voitesh koalicionesh të brishta, Mitsotakis mund të bëhet kryeministri i parpë i një qeverie njëpartiake në këto gati dhjetë vitet e fundit, çka do t’i lejojë të zbatojë projektin e tij me më pak risk që ta pengojnë kufizime politike”, nënvizon Reuters.
Ndaje me miqte