0030 210 33 18 483

Mitsotakis: Kur do të lehtësohen masat për Covid-19

TV Tribuna 22 Prill 2020

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se lehtësimi i masave për koronavirusin do të bëhet me kujdes dhe hap pas hapi. 
Njëkohësisht, Mitsotakis ka paralajmëruar se pandemia do të rikthehet në vjeshtë, por ka theksuar se atëherë Greqia do të ketë më shumë mjete në dispozicion për ta përballuar.
Në një intervistë, shefi i qeverisë greke, ka përshkruar momentet para marrjes së masave kufizuese.
"Më kujtohen disa nga mbledhjet e para, kur morëm masën për ndalimin e karnavaleve në Patra, ndërsa nuk ishte shënuar akoma as edhe një rast në Greqi. 
Shtrohej pyetja se mos po nxitohemi, mos po bëjmë diçka të shpejtuar.
Mirëpo, meqë lexoja shumë që atëherë dhe informohesha për mënyrën se si ishin trajtuar në të kaluarën raste të ngjashme, ishe krejt i sigurt se po bënim atë që duhej.
Dhe mbaj mend një mbledhje të kabinetit qeveritar, të shtunën në 7 mars, ku reagimi i stafit financiar ishte: "Po t'i mbyllim të gjitha do të shkatërrohemi! Mos e bëj!".
Dhe dy ditë më vonë mora vendimin të mbyllen shkollat. Dhe pastaj të mbyllen edhe njësitë tregtare.
Kryeministri grek ka shprehur vlerësimin se në fund të muajit prill do të ketë një pamje më të qartë mbi zhvillimin e epidemisë.
"Besoj se në fund të muajit do të kemi një pamje më të qartë, kështu që në maj të fillojmë gradualisht të lehtësojmë masat. Me kusht që të mos kemi ndonjë ndryshim dramatik.
Por ky lehtësim do të bëhet hap pas hapi. 
Dhe sigurisht, nuk do të ketë të bëjë me moshat e mëdha dhe ata që vuajnë nga sëmundje themelore.
Sigurisht, rikthimi në veprimtarinë ekonomike do të bëhet me kushte të tjera, Me kushte të një higjiene të përhershme personale që besoj se të gjithë do të përshtaten.
Le të themi, nëse hapen restorantet, jam i sigurt se do tër espektojmë më shumë distancat nga sa në të kaluarën.
Pra, do të rikthehemi gradualisht në normalitet.
Dhe besoj se në fund të prillit, fillim i majit, do të kemi në dorë mjaft të dhëna, që të bëjnë disa njoftime më konkrete.
Ndërkaq, kryeministri grek ka theksuar se epidemia do të rikthehet në vjeshtë.
"Besoj se është thuajse e sigurt që do të ketë një rikthim të koronavirusit në vjeshtë dhe kjo gjithmonë me kushtin e bazuar se tashmë do të shikojmë një ulje për shkak të rritjes së temperaturës. 
Jemi një vend shumë i ngrohtë në verë dhe kjo ka shumë mjndësi të na favorizojë.
Mirëpo, në tetor dhe në nëntor gjërat do të jenë ndryshe. 
Por edhe ne, atëherë do të kemi më shumë krevate në sallat e reanimacionit dhe kapacitete më të mëdha per testimet.
Nuk do të kemi akoma vaksinën në nëntor por besoj se arsenali i barnave që do të kemi në dispozicion, kryesisht për rastet e rënda, do të jenë zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme.
Në intervistë, kryeministri grek i është referuar edhe situatës së ekonomisë.
Kemi një të keqe: Që kjo pandemi na gjeti pas dhjetë vitesh krize.
Por kemi dhe një të mirë: Sey kemi dëshmuar që disponojmë rezistencë dhe përshtatshmëri të madhe.
Jemi një ekonomi mjaft elastike, që mund të mbyllet dhe të hapet ndoshta më shpejt se të tjerat.
Besoj se rimëkëmbja do të jetë e shpejtë.
E di se do të kemi një rënie të thellë në 2020. Mirëpo, me kushtin që shkenca do të japë përgjigjet që tani presim, rimëkëmbja e 2021-shit do të jetë për Greqinë më e madhe se sa rënia në 2020-n.
 

Ndaje me miqte