0030 210 33 18 483

Mitsotakis, kur e shpall planin e heqjes së masave kufizuese

TV Tribuna 27 Prill 2020

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të shpallë të martën planin e kthimit gradual të Greqisë në një situatë më normale pas një muaji e gjysmë zbatimi të masave kufizuese për koronavirusin. 
Filozofia dhe fazat e njëpasnjëshme të planit të tranzicionit në "normalitetin e ri" do të komunikohen nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, të martën 28 prill, në ora 18,00.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, Stelios Petsas, zbatimi i planit shtrihet në një periudhë dymujore, nga fillimi i majit deri në fund të qershorit.
Pas përfundimit të masave kufizuese të qarkullimit të qytetarëve që janë në fuqi deri në 4 maj, plani i kompletuar i qeverisë do të fillojë të shpaloset në faza të caktuara, në muajt maj dhe qershor.
Rregulli është që stadet e heqjes së masave kufizuese të kanë një distancë kohore, kështu që të kemi mundësinë e vlerësimit të vazhdueshëm të ecurisë së pandemisë.
Fillimisht do të hapen floktoret, bizneset e shitjes me pakicë dhe të higjienës personale, me rregulla konkrete per shërbimin e qytetarëve.
Në vazhdim do të hapen gradualisht dhe me diferencë kohore ndërmjet tyre sistemet arsimore.
Në një fazë tjetër do të hapen bizneset më të mëdha, bizneset e ushqimit, gjithmonë me kushte konkrete dhe përderisa situata shëndetësore e popullsisë zhvillohet normalisht.
Në vazhdim do të hapen hotelet, fillimisht ato me funksionim vjetor dhe-pasi të zgjidhet edhe problemi i transportit- edhe hotelet sezonale, nga fundi i qershorit, fillimi i korrikut

Ndaje me miqte