0030 210 33 18 483

Mitsotakis: Lejet e qëndrimit të rinovohen më shpejt

TV TRIBUNA 17 Janar 2024

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka theksuar se procesi i rinovimit të lejeve të qëndrimit duhet të kryhet më shpejt dhe me besueshmëri.

Shefi i qeverisë greke e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në ministrinë e emigracionit, ku ishin të pranishëm edhe zv/presidenti i Komisionit Europian Margaritis Schinas dhe komisionerja e çështjeve të brendshme Ylva Johansson.

Po e mbyll me dy mendime për të sotmen dhe për të ardhmen.

Para pak javësh, parlamenti grek miratoi me një shumicë dërrmuese, impresionuese, një iniciativë të qeverisë për përqasjen në tregun e punës së ligjshme të emigrantëve dhe aplikantëve për azil, të cilët do të mund të dëshmojnë se kanë ofertë që të punojnë.

Por edhe sanksionimin e koordinatorit të depërtimeve.

Në çështjen e depërtimeve, vetë ne pranojmë, i dashur ministër, se duhet të bëjmë më shumë që të jemi eficentë në konkretizimin e kësaj shtylle të rëndësishme të politikës europiane të migracionit.

Besoj se në këtë mënyrë dëshmojmë se në atdheun tonë, përkundër asaj që ndodh në shumë vende të tjera europiane, emigracioni nuk është domosdoshmërisht fushë përçarjeje, por trajtimi i drejtë mund të ndihmojë në zhvillimin e vendit, mjafton që të keni një politikë korrekte, që të mbështetet në dy akse bazike.

Nga njëra anë luftimin e trafikimit të paligjshëm të jetëve njerëzore, duke mbrojtur njëkohësisht kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian dhe nga ana tjetër, krijimin e alternativave të ligjshme dhe të arsyeshme që do të trajtojnë me vepra edhe boshllëqet që ekzistojnë sot në tregun e punës në atdheun tonë.

Me kushte të qarta, në përputhje me nevojat e ekonomisë tonë, ndjeshmëritë e shoqërisë greke.

Në këtë ekuilibër besojmë. Mundemi ta bëjmë vepër, mundet Greqia të jetë protagoniste në krijimin e këtij ekuilibri të shumëdëshiruar që përbën kërkesë edhe për shumë vende të tjera europiane.

Kemi shumë punë për të bërë akoma.

Ministri, Dimitris Kairidis, ka marrë përsipër një barrë të rëndë, pasi janë nënshkruar dhe do të nënshkruhen dhe marrëveshje të tjera për lëvizjen e punëtorëve me vende mike.

Kështu që, ky koordinim i emigracionit të ligjshëm që për mendimin tonë duhet të organizohet nën ombrellën e ministrisë së emigracionit dhe azilit, ka ende për të treguar shumë shembuj me qëllim që p.sh., lejet e qëndrimit, rinovimet, qarkullimi i punonjësve të kryhen shpejt dhe me besueshmëri, në një bilanc të vazhdueshëm me nevojat reale të ekonomisë tonë.

Është një proces kompleks, që ndërlidhet sa me politikat europiane të integrimit, aq edhe me funksionet kombëtare të integrimit.

Mos të trembemi nga fjala integrim në atdheun tonë.

Jemi një shoqëri e hapur, që kemi dëshmuar në të kaluarën se nuk kemi pse trembemi duke mirëpritur njerëz të cilët duan të integrohen në shoqërinë greke dhe- pse jo- në thellësi të kohës ta bëjnë të përhershme jetën e tyre këtu.

Përndryshe, kemi shembuj nga e kaluara e emigrantëve ekonomikë të brezit të dytë me një integrim shumë të suksesshëm në shoqërinë greke.

Këto janë çështje dhe sfida të kohës për të cilat ne jemi gati të ndodhemi në vijën e parë të kësaj beteje.

Ndaje me miqte