Mitsotakis, letër organizatës Omonia
TV TRIBUNA
21 Gusht 2019
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka shprehur mbështetjen e qeverisë së tij ndaj minoritetit grek në Shqipëri, duke theksuar se çështja e të drejtave themelore dhe pronësore, është një parakusht për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Mitsotakis ia ka drejtuar këtë mesazh organizatës Omonia, e cila e kishte uruar me një letër për fitoren e Demokracisë së re në zgjedhjet e 7 korrikut.
“Një preokupim kryesor i qeverisë greke dhe i imi personalisht, është mbrojtja rezultative e të drejtave minoritare, përfshirë edhe ato pronësore të minoritetit grek në Shqipëri, që përndryshe përbëjnë një parakusht për hapjen e negociatave anëtarësuese të vendit në BE”, shkruan Mitsotakis.
“Greqia qëndron në krah të minoritetit tonë dhe është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin me të, në dobi të progresit të minoritetit, por edhe në tërësi të marrëdhënieve greko-shqiptare”, përfundon kryeministri grek.
Ndaje me miqte