0030 210 33 18 483

Mitsotakis, mesazh për qytetarët: Lajmet e mira dhe lajmet shqetësuese

TV TRIBUNA 04 Mars 2021

Po filloj me lajmet e mira: vaksinat po dëshmohen të sigurta dhe rezultative.

Në vendin tonë procesi avancon në mënyrë të organizuar dhe më shpejt nga shumica e vendeve europiane.

Prandaj she u besojnë përherë e më shumë bashkëqytetarët tanë.

Sot, po kapërcejmë cakun simbolik të 1 milion dozave.

Që do të thotë se çdo javë që kalon ndërtojmë murin e imunitetit që do të na lejojë ta lemë pas këtë peripeci.

Madje, që nga prilli do të kemi shumë më tepër doza në dispozicionin tonë.

Dhe sa më shumë përmirësohet moti, bëhet aleati ynë.

Covid-19, si gjithë viruset e sistemit të frymëmarrjes ka një periodicitet intensiv.

Rrjedhimisht, jemi në fillimin e fundit.

Dhe kjo nuk është një shprehje frazeologjike.

Mirëpo, mbetet një bast kritik për të gjithë.

Tani, lajmet shqetësuese:

Mutacionet dhe më së pari ai britaniku që dominon tashmë në vendin tonë, kanë shkallë shumë të lartë infeksioni.

Prandaj dhe tash së fundi shikojmë të shtohen rastet dhe të rrethohet sistemi i shëndetësisë.

Ndaj këtij sulmi përgjigjemi duke vazhduar të forcojmë edhe më shumë spitalet tona.

Më së pari në Atikë, ku kemi dhe problemin më të madh.

Dhe fakti se morën herët masa kufizuese, e bën situatën, me gjithë vështirësitë, të menaxhueshme.

Përndryshe do të ishim bërë Portugali apo Çeki.

Nga sot, siç e dini, po përmirësojmë mbrojtjen e shëndetit publik, duke bërë më eficente zbatimin e lëvizjes së kontrolluar.

Masat e reja, në thelb nuk ndryshojnë nga ato të pranverës së kaluar.

Mirëpo atëherë i respektonim me skrupulozitet, përballë frikë nga rreziku i panjohur.

Ndërsa tani rreziku është pikërisht që të bëjmë kompromis me rrezikun.

E kuptoj absolutisht lodhjen shumë mujore që mund të sjellë relaksimin provizor.

Ndoshta kemi më pak frikë, duke shpresuar te vaksina. Mirëpo, kjo është gabim për fazën në të cilën gjendemi.

Pardje vizitova spitalin Sotiria. Pashë bashkëqytetarë të moshës 40 dhe 45 vjeç, pa sëmundje bashkëshoqëruese, të vuajnë në reanimacion.

Askush, pra, nuk duhet të ndihet i paprekshëm. Dhe secili mund të përcjellë infeksionin e virusit, duke i vënë të tjerët në vështirësi.

Posaçërisht sot, që është një ditë grumbullimesh tradicionale, duhet të jemi dyfish të kujdesshëm.

Le të “ciknisim” vetëm me familjen tonë.

Vërtet, nuk e di se si ta shpreh ndryshe.

Është gjynah tani, që po shikojmë daljen, të bëhet një dëm i madh.

Domethënë, të rrëzojmë tani në fund gjithë sa me mundim ndërtuam në fillim.

Të gjithë duam që të funksionojë së shpejti tregtia me pakicë dhe shkollat.

Mirëpo kjo do të ndodhë kaq shpejt nesër, sa korrektë paraqitemi sot.

Maska dhe shmangia e kontakteve dhe e lëvizjeve mbeten armët tona derisa mburoja e vaksinave të mbulojë të gjithë vendin.

Duhet ta ndjejmë thellë brenda vetes tonë dhe t’i shërbejmë.

Këto javë ngjajnë me pengesën e fundit para se të mbërrijmë në kordonin e shpresës.

Sfida e fundit teksa hyjmë në kthesën përfundimtare.

Prandaj dhe një përpjekje e fundit do të na sjellë të gjithëve më shpejt në lëndinën e Lirisë.

Ndaje me miqte