0030 210 33 18 483

Mitsotakis, mesazh për shkatërrimin e kampit të refugjatëve

TV TRIBUNA 09 Shtator 2020

Kryeministri grek, Kyriakos Misotakis, ka reaguar me një mesazh televiziv, pas trazirave në kampin e refugjatëve në Moria dhe ka deklaruar shpalljen e gjendjes së emergjencës në ishullin e Lesvos.

I gjithë mesazhi i kryeministrit grek:

Shpreh keqardhjen time për ngjarjet e djeshme në Moria.

I kam parasysh kushtet e vështira. Mirëpo asgjë nuk mund të bëhet alibi për reagime të dhunshme gjatë kontrolleve sanitare.

Dhe aq më tepër, për trazira të tilla të jashtëzakonshme.

Gjendja në Moria nuk mund të vazhdojë, sepse përbën njëkohësisht një problem të shëndetit publik, një problem humanitar, por edhe të sigurisë kombëtare.

I gjithë ishulli shpallet në gjendje emergjence. Që do të thotë se do të kontribuojnë gjithë fondet kombëtare dhe gjithë forcat kombëtare. Prej andej sot faktikisht po hiqen fëmijtë e pashoqëruar.

Përndryshe, informova edhe autoritetet europiane me të cilat ndodhemi në komunikim të vazhdueshëm.

Problemi i menaxhimit të flukseve të emigrantëve është para së gjithash një problem europian.

Greqia ka ngritur faktikisht një barrë shumë më të rëndë nga ajo që i takon.

Nesër do të vizitojë ishullin Lesvos nënpresidenti i Komisionit Europian, margaritis Chinias, me të cilin do të takohem të premten.

Aparati shtetëror reagoi menjëherë: Bujtësit do të strehohen në çadra të përshtatshme.

Personat pozitivë ndaj virusit do të kenë trajtim mjekësor.

Dhe banorët e Lesvos do të dëmshpërblehen dhe do të mbrohen.

Një ekip qeveritar ka shkuar në vend. Në orën gjashtë do të bëhen komunikimet analitike.

Mirëpo, asnjë emigrant apo refugjat tjetër nuk do të lejohet të udhëtojë.

Dhe do të ketë disa kufizime në qarkullim dhe në aktivitetet lokale.

Është diçka emergjente, por krejtësisht e domosdoshme.

Dhe jam i sigurt që banorët do ta kuptojnë dhe do të rreshtohen me ne.

Mirëpo, dua të kujtoj se nga Moria që nga fillimi i vitit janë transferuar më shumë se 13.000 njerëz dhe gjërat do të ishin sigurisht më keq, nëse shteti nuk kishte penguar edhe flukse të reja emigrantësh.

Është e qartë se kontrollet në kufijtë tanë detarë, që janë dhe kufij të BE-së do të vazhdojnë.

Me eficencën që deri tani kufizoi në mënyrë drastike hyrjet e paligjshme.

Besoj se një përvojë e keqe mund të shndërrohet shpejt në shans për një realitet më të mirë.

Dhe kjo do të bëhet në Lesvos.

Sapo të vlerësohet dëmi në Moria dhe në marrëveshje me Komisionin Europian, do të ndërmarrim iniciativa konkrete.

Prioriteti ynë mbetet siguria e të gjithëve. E banorëve dhe e emigrantëve.

Mirëpo theksoj se Greqia, me përkrahjen e Europës, di dhe mundet të mbrojë sigurinë dhe jetën paqësore në territorin e vet.

Dinjiteti kombëtar, bashkë me humanizmin ndaj çdo njeriu të pafuqishëm.

Ndaje me miqte