Mitsotakis: Në Egje nuk ka "zona gri"?
Tribuna TV
31 Janar 2019
Kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, ka publikuar një mesazh në përkujtim të incidenteve në ishujt shkëmborë Imia, më 31 janar 1996.
Mitsotakis publikoi një video ku shfaqen ishujt shkëmborë dhe flamuri kombëtar dhe shënon:
“Nuk ka zona gri në detin Egje. Të drejtat sovrane të atdheut tonë janë të panegociueshme”.
Në komentin e tij shefi i partisë më të madhe opozitare vë në dukje:
“Nderojmë heronjtë H.Karathanasi, P.Vllahako dhe E.Jalopso që u flijuan në Imia për atdheun. Të bashkuar ne grekët dërgojmë një mesazh të qartë: Në Egje nuk ka zona gri. Të drejtat sovrane të atdheut tonë janë të panegociueshme”.
Çfarë ndodhi në Imia në 1996
Duke u gdhirë 31 janari 1996, Greqia dhe Turqia u ndodhën në pragun e një konflikti të armatosur, kur komandos turq zbarkuan në një prej dy ishujve shkëmborë, që i përkasin Greqisë. Në ishullin tjetër zbarkuan komandos grekë. Të dy palët ishin gati për luftë. Më e keqja u mënjanua me ndërhyrjen energjike të Uashingtonit. Gjatë veprimeve operative, një helikopter i FA greke u rrëzua për shkak të një defekti teknik dhe tre pjesëtarët e ekipazhit gjetën vdekjen.
Ndaje me miqte