0030 210 33 18 483

Mitsotakis në Panirin e Selanikut: "Kërkoj nga qytetarët të bëjmë një kontratë të re besimi"?

Tribuna TV 16 Shtator 2018

“Kërkoj nga grekët që të punojmë të gjithë së bashku për të ndërtuar një kontratë të re besimi”, ka theksuar kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin e tij në kuadër të panairit ndërkombëtar të Selanikut.

Në fillim të fjalimit, Mitsotakis ndërmori një sulm ndaj qeverisë, duke thënë se “Panairi i sivjetshëm po bëhet nën hijen e një zie të madhe. Kjo konjukturë përbën epilogun e trishtë të një qeverie të dështuar”, por edhe se “është prishur kontrata që na mbante të bashkuar si shoqëri, një kontratë e pathyeshme besimi ndërmjet qytetarëve dhe shtetit, ndërmjet prodhimit dhe ekonomisë”.

Mitsotakis gjithashtu shprehu shqetësimin e tij të thellë për “krizën demografike, pasi Greqia po plaket gradualisht dhe po humbet dinamizmin e saj ekonomik”, ndërsa paralajmëroi se “rreziku për atdheun tonë nuk ka kaluar. Për sa kohë vendi nuk merr huara nga tregjet, pozita e vet mbetet jashtëzakonisht delikate”.

“Pas 12 muajsh do të vij në këtë Panair si kryeministër”, tha më tej, ndërsa në vazhdim të kritikës ndaj qeverisë, tha se “SYRIZA-ANEL shkatërroi gjithçka pozitive që ekzistonte nga e djeshmja dhe dëshmuan pamjen e tyre më të keqe. Do të ikin ashtu siç e meritojnë. Jo thjesht të humbur, por kryesisht të diskredituar”.

Kryetari i Demokracisë së Re në vazhdim paraqiti gjashtë objektiva që sipas tij “rilindin atdheun dhe mund të bëhen pikë takimi dhe bashkërrugëtimi e një maxhorance të gjerë sociale”. Këto gjashtë objektiva janë:

1.Një shoqëri që jep shanse progresi dhe prosperiteti për të gjithë. Që bën vepër obligimin e solidaritetit ndaj shtresave më të dobta. Kjo është e vetmja rrugë për reduktimin e pabarazive sociale.

2.Një ekonomi produktive, digitale, inovatore që do të tërheqë investime në baza të shëndetshme kësaj here.

3.Një sistem politik funksional dhe një shtet eficent. Kjo do të thotë thellim i demokracisë me më shumë të drejta, por edhe detyrime për qytetarët.

4.Sistem arsimor që përgatit të ardhmen, duke vëzhguar ekonominë. Kjo do të thotë: Forcim i edukimit teknik dhe profesional dhe përdorim i teknologjisë gjithandej. Do të thotë ndërlidhje e arsimit me tregun e punës.

5.Një vend që e trajton shtetin e së drejtës dhe sigurinë si premisa të demokracisë. Kjo do të thotë: Sistem gjyqësor eficent dhe cilësor, një polici që kryen pa pemgesa misionin e vet.

6.Një vend që nuk do t’i përkasë thjesht Europës dhe NATO-s, por do të marrë pjesë në transformimin e tyre, duke ndërthurur prioritetet kombëtare, përgjegjësitë komunitare dhe nevojat e aleancës.

 

Premton 700.000 vende pune dhe ulje drastike të taksa - tatimeve

Më tej Mitsotakis foli për zhvillimin ekonomik vitet e ardhshme dhe krijimin e 700.000 vendeve të reja pune, që sipas tij do të japin mesazhin për kthimin në atdhe të grekëve që kanë emigruar.

“Në dhjetë vitet e ardhshme vendi mund të ketë një rritje ekonomike vjetore prej 4%. Borxhi do të reduktohet në mënyrë drastike. Vitet e ardhshme do të krijohen 700.000 vende të reja pune dhe do të jepet mesazhi ndaj grekëve që kanë emigruar që të kthehen në atdhe”.

Mitsotakis kritikoi programet e ndihmës që janë zbatuar në Greqi, duke thënë se “është gabim dhe katastrofal programi që po zbatohet në Greqi me firmën e kreditorëve. Ne do ta presim lakun që shtrëngon Greqinë”.

Duke folur për sistemin tatimor, Mitsotakis tha se “ne do t’i reduktojmë kudo tatimet dhe kontributet. Shefi i opozitës premtoi ulje të TVSH-së në ushqimin social nga 24% në 13% dhe në vazhdim në 11% për gjithë paketën turistike të ushqimit dhe hotelerisë. “Koeficenti tatimor që rëndon fitimet e biznesit do të ulet në 24% nga 40% që është sot dhe deri në vitin 2021 do të heqim gradualisht taksën e biznesit (Telos epitidevmatos)”.

Mitsotakis gjithashtu tha se “në dy vitet e ardhshme do të realizojmë premtimin tonë për uljen e ENFIA-s (taksa e pasurisë së patundshme) në masën 30%, ndërsa do të pezullojmë për tre vjet TVSH-në në aktivitetin e ndërtimit, si dhe do të ofrojmë një ulje takse baraz me 40% të shpenzimeve për përmirësimin e banesave aktuale”.

“Greqia nuk do të bëhet Argjentinë. Dhe sigurisht nuk do të bëhet Venezuelë”, theksoi Mitsotakis.

Ndaje me miqte