0030 210 33 18 483

Mitsotakis në takimin e PPE

Tribuna TV 06 Qershor 2018

Kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, ndodhet në Mynih, për të marrë pjesë në takimin e grupit parlamentar të partisë popullore europiane. Objekti i takimit është përcaktimi i prioriteteve të PPE në kuadër të zgjedhjeve për parlamentin europian në maj të vitit të ardhshëm, si dhe të diskutohet për të ardhmen e unionit.

Në kryeqytetin bavarez, Mitsotakis do të takohet me presidentin e parlamentit europian, Antonio Tajani.

Kryetari i opozitës greke do të marrë pjesë në diskutimet mbi bilancin grupit parlamentar të së djathtës, ku do të raportojnë presidenti i PPE, Joseph Dol dhe Antonio Tajani.

Më pas, kancelarja gjermane, Angela Merkel do të referojë mbi sfidat europiane për vitet e ardhshme.

Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të demokracisë së re, të enjten Mitsotakis do të takllohet me kryetarin e grupit parlamentar të PPE, Manfred Weber dhe në vazhdim do të jetë referuesi kryesor në sesionin “Ambiciet tona për të ardhmen e Europës”.

Ndaje me miqte